Plani ushqimor i Dietes 3 ditore:
Dita e pare
Mengjesi
- nje filxhan kafe ose caj (pa qumesht) jo me sheqer por me embelsues (sweet n low, equal etj.)
- 1/2 grapefruit ose lengun e saj
- 1 cope buke te thekur me 1 luge gjalpe kikirikesh siper
Dreke
- 1/2 filxhan me tuna
- 1 cope buke te thekur
- nje filxhan kafe ose caj (pa qumesht) jo me sheqer por me embelsues (sweet n low, equal etj.)
Darke
- 85g pule ose ndonje mish tjeter pa dhjame
- 1 filxhan me mashurka
- 1 filxhan me karrota
- 1 molle
- 1 filxhan me akullore vanilje
Dita e dyte
Mengjesi
- nje filxhan kafe ose caj (pa qumesht) jo me sheqer por me embelsues (sweet n low, equal etj.)
- 1 veze
- gjysem banane
- 1 cope buke te thekur
Dreka
- 1 filxhan gjize ose ton
- 8 biskota te kripura (saltine crackers)
Darka
- 2 salcice prej mish lope
- 1 filxhan brokoli ose laker
- 1/2 filxhani karrota
- 1/2 banane
- 1/2 filxhane me akullore vanilje
Dita e trete
Mengjesi
- nje filxhan kafe ose caj (pa qumesht) jo me sheqer por me embelsues (sweet n low, equal etj.)
- 5 biskota te kripura
- 30gr djath te verdhe
- 1 molle
Dreka
- nje filxhan kafe ose caj (pa qumesht) jo me sheqer por me embelsues (sweet n low, equal etj.)
- 1 veze te ziere
- 1 cope buke te thekur
Darka
- 1 filxhan tuna
- 1 filxhan me karrota
- 1 filxhan lulelaker
- 1filxhan pjeper
- 1/2 filxhani me akullore vanilje
Pervec ushqimeve te mesiperme personi qe i ka hyre kesaqj diete strikte, pi dhe 4 gota une ne dite ose pije tjeter qe nuk ka asnje kalori.
Si funsionon kjo diete?
Nga nje “force magjike” e padeklaruar, kombinimi i ushqimeve te mesiperm krijon nje reaksion tek metabolizmi i trupit dhe shumefishon tretjen e dhjamit. Meqenese per kete diete nuk gjendet as liber as autor eshte pak veshtire te shpjegosh se si ndikon ne “pastrimit e brendshem te trupit” apo ne “shtimin e energjise” dhe “uljes se kolesterolit”.
Sic kuptohet dhe nga emri, Dieta 3 Ditore zgjat vetem 3 dite , e ndjekur nga 4-5 dite “ushqimi normal” dhe me pas perseri ne dieten 3 ditore deri sa te keni arritur pikesynimin tuaj te hubjes se peshes. Qellimi i kthimit tek ushqimi normal eshte qe te ndalosh ngadalesimin e metabolizmit ose kthimin e tij ne gjendjen e ruajtjes se dhjamit apo vdekjes nga uria.
Dieta Per Humbje Peshe – Si te Dobesohemi
Zgjedhja e planeve të ushqimit tash është më e gjër se kurr për ata që bëjnë diet. Kur behet fjale se se si te dobesohemi ka dieta te ndryshme për të zgjedhur në shoqërin e sotshme dhe vetëm sa për t’i përmendur disa prej të cilave kërkohen janë: dieta me pak karbohidrate, me pakë yndyrë, me pak proteina, dieta me kalori të zvogluara etj. E tash, konkurrenti më i ri në këtë fushë është South Beach Dieat e cila furishëm e ka kap Amerikën dhe duket se të njejtën do ta bëjë ane e kënd botës.
Dieta per humbje peshe South Beach Dieat eshte krijuar nga kardiologu Dr. Arthur Agatston me seli në Mount Sinai Hospital në Floridën Jugore. Dieta në mënyrën e saj origjinale është krijuar për pacient me mbipesh. Thekson konsumimin e karbohidrateve të mira dhe yndyrave të mira. Kjo diet së pari është shfaqur në libirin “The south beach diet: The Delicious, Doctor-designer, Foolproof Plan for Fast and Healthy Weight Loss”. Në shqip “Dieta e plazhit jugore: plani i pagabueshem, i shijëshëm dhe i dizajnuar nga mjeku për Humbje peshe të shpejtë dhe të shëndetshme”.
Çka është?
Është një version më i avancuar i dietes Atkins (Atkins diet). Kjo diet fokusohet në balancimin e shëndetshëm në mes të karbohidtrateve dhe yndyrave të mira. Ushqimet tepër të procesura sikur pjekurinat, ëmbëlsirat dhe pijet e gazuara janë të ndaluara. Dr. Agatson thot se nëse zvoglojmë karbohidratet e këqia ju ndihmon në metabolizimin më të efektshëm të asaj që hani e gjithashtu edhe përmirësohet resistenca ndaj insulines, kështu duke ju shtyer drejt humbjes së peshës.
Si Funksionon?
Sikur shume dieta te ndryshme tjera edhe dieta e plazhit të jugut ndahet në tri faza:
- Faza 1: Në këtë fazë shumica e karbohidrateve përjashtohen për t’i dhën trupit tuaj pushim të plotë nga luhatjet e nivelit të sheqerit në gjakë. Fokusi është në ushqimin me mish pa dhjam, mish pule, peshk, vez, djath me pak yndyr, arra ose lajthi dhe vaj ulliri. Ju vazhdoni me këtë fazë për 14 ditë.
- Faza 2: karbohidrate me indeks të ulët të glycemines (Low glycemine index) e këtu përfshihen shumica e frutave, bukës së thekur, drithrave të plota dhe pastave e gjithashtu edhe qumesht me pak yndyre. Qëllimi është që të vazhdoni me këtë fazë deri sa të arrini në peshën e dëshiruar.
- Faza 3: ne këtë fazë ju përfshini një mori ushqimesh tjera. Kjo fazë ka për qëllim që të mbajë peshën në nivel dhe se kjo dieta per humbje peshe (south beach diet) sygjeron që të qëndroni në këtë fazë për gjith jetën.
Përparësit e Dietës Së Plazhit të Jugut (South Beach Diet) – si te humbim peshe
- Është provuar e testuar.
- Diferencon në mes të karbohidrateve të mira dhe të këqia.
- Inkurajon konsumimin e ushqimeve më Indeks të Ulët Glicemik (Low Glycemic Index)
- Inkurajon që të largoni ushqimet bërrllog nga dieta e juaj (ushqimet me pak ose pa asnjë vler ushqyese).
Mangësit e Dietës Së Plazhit të Jugut
- Nganjëher njerëzit ndihen të dobët dhe të shkundur përshkak të ndaleses ekstreme të karbohidrateve.
- Eliminimi i të gjitha karbohidrateve do të thotë se ju nuk do të hani disa prej burimeve të mira të fibre, vitaminave dhemineraleve.
Dieta per humbje peshe (South Beach Diet) nuk është vetëm për njerëzit që dëshirojnë të humbin peshë. Studimet tregojnë se kjo diet gjithashtu mund të ndihmojnë në zvoglimin e kolesterolit e gjithashtu edhe zvoglimin e rrëzikut të problemeve kardiovaskulare. Natyrisht, ashtu sikur me të gjitha llojet tjera të dietave, edhe dieta për humbje peshe e plazhit të jugut (South Beach Dieat) kërkon nga ju të keni vullnet dhe përkushtim. Por për ata të cilët janë të mësuar të han ushqime shumë të procesuara dhe yndyra të ngopura duhet të bëjnë ndryshim radikal në veset e tyre të të ushqyerit.
Nese pyet e kerkon “si te dobesohemi” ateher kjo eshte nje diet qe duhet provuar jo vetem per ate se si te humbim pesh por edhe per ate se shendeti juaj permiresohet dukshem dhe se trupi juaj do ju falenderoj.
Si te humbisni 2,5 kg ne 5 dite
Kjo diete eshte mjaft e ekuilibruar dhe sekreti i saj qendron n? kensumimin e perimeve dhe bishtajave.
Perimet dhe barishtet (lakrat, spinaqi, pazite etj) jane mjaft te pasura ne substanca dizintoksikuese, kane volum te madh, kalori te pakta dhe japin nje ndjesi ngopje me lehte se ushqimet e tjera. Bimet bishtajore (fasulet, bizelet, qiqrat, bathet etj) kane vetine te thithin sasi uji 15 here me te madhe sesa pesha e tyre.
Dita e pare
Mengjes:
Nje kos 2% + 2 luge gjelle corn flakes
Paradreke:
Nje fete buke te zeze + 1 fete te holle djathe light
Dreke:
Sallate me laker-karote+1 filxhan caji qiqra te ziera+ 1 luge gjelle vaj ulliri
Pasdite:
1 frut kivi
Darke:
Nje tas te vog?l me sallate marule dhe qepe te njome + konserve peshku ton
Dita e dyte
Mengjes:
1 fet buke me 1 fete sallam diete dhe 1 fete djathe kackavall light
Paradreke:
1 portokall
Dreke:
2 filxhane caji spinaq me oriz dhe 1 fete te vogel buke te zeze
Pasdite:
1 kos te vogel light
Darke:
1 veze te zier + 1 filxhan caji perime te ziera ne avull (brokoli+karota+laker)
Dita e trete
Mengjes:
1filxhan qumesht + 1 filxhan corn flakes
Paradreke:
1 fete buke + 1 fete sallam
Dreke:
1 filxhan caji oriz te zier me 1 luge djathe kackavall te grire+sallate perimesh te ziera ne avull
Pasdite:
2 kerpudha te pjekura me pak leng limoni
Darke:
lakra te egra + 1 filete peshku
Dita e katert
Mengjes:
1 filxhan qumesht + 1 filxhan corn flakes te tipit All Bran
Paradreke:
1 portokall + 2 arra
Dreke:
1 filxhan fasule pllaqi te furres+ sallate marule dhe karote te zier + 1 fete buke
Pasdite:
1 kos te vogel + 1 molle jeshile
Darke:
1 pjate supe pule ose 1 pjate sallate me perime te ziera ne avull
Dita e peste
Mengjes:
1 banane + 1 filxhani djathe cottage
Paradreke:
1 sanduic te vogel me dy feta te holla buke dhe 1 fete djathe+1 fete sallam+1 gjethe sallate jeshile
Dreke:
1 pjate te ceket me thjerreza + 1 luge uthull
Pasdite:
Sallate frutash me 1 portokalle+ 1 mandarine +1 molle + 1 kivi+1 kos
Darke:
1 pjate supe peshku ose supe pule
Dieta e Vip: (shoqërohet normalisht me bukë të zezë)
E hënë: Mish viçi Dreka: Sallatë me zarzavate të ndryshme Mish viçi me pure të freskët, ose oriz, ose makarona Darka: Dy sallata të ndryshme Kos
E martë: Mish i grirë Dreka:Sallatë Speca ose patëllxhanë, ose kunguj të mbushur, ose pastiço, ose lazanja, ose qofte, ose pure patate Darka:Kis Loren me kërpudha ose patëllxhanë Sallatë Kos
E mërkurë dhe e premte: Gatime pa mish Dreka:Bizele ose mashurka, pasta, rizoto, fasule, thjerrëza, presh, bamje, lazanja me kunguj, ose patëllxhan Darka:Byrek me zarzavate të freskëta Sallatë Kos
E enjte: Mish gici ose pule Dreka:Sallatë Mish gici tasqebap, kineze, frikase ose rosto, apo pulë me kuskus, zarzavate të ndryshme, patate ose oriz Darka;Sallatë Burani Kos
E shtunë:Sallatë Peshk me zarzavate të ziera në avull, ose me spinaq, apo rizoto Darka:Supë Minestrone Sallatë Kos
Dieta kundër celulitit
Çfarë ushqimesh të zgjidhni për të përballuar një problem që varet nga mënyra e të ushqyerit? Lufta kundër celulitit kalon edhe nëpërmjet tavolinës. Në të vërtetë mbipesha sjell në mënyrë të pashmangshme grumbullim të dhjamërave që e bëjnë më të vështirë qarkullimin e lëngjeve duke rënduar kësisoj problemin. Pra, dobësimi është hapi i parë drejt zgjidhjes së këtij problemi. Megjithatë, dhe një peshë normale s'do të thotë zgjidhje të problemit, pasi edhe femrat e dobëta kanë celulit. D.m.th., të arrish peshën ideale nuk do të thotë të reshtësh luftën, por kujdes dietën!
Çfarë është celuliti
Në fushën mjekësore celuliti konsiderohet një sëmundje e cila prek shtresat e lëkurës dhe qarkullimin e lëngjeve. Në të vërtetë provokohet nga shtimi i qelizave dhjamore, si pasojë vështirësohet qarkullimi i gjakut që është përgjegjës i oksigjenimit të pikave kritike. Të gjitha simptomat e celulitit si p.sh. "lëkura e portokallit", fryrjet, humbja e kompaktësisë së lëkurës, janë shprehje e ngadalësimit të qarkullimit dhe humbjes së tonalitetit të enëve të gjakut. Nëse venat janë pak elastike, gjaku e kryen më me vështirësi rrugën e kthimit nga zona e poshtme drejt zemrës. Pikërisht për këta arsye, është e rëndësishme futja në dietë e ushqimeve që favorizojnë dhe ruajnë tonalitetin e enëve të gjakut.
USHQIMET E DUHURA
Ushqimet që përmbajnë proteinat mund të jenë tej mase të dobishme në kuadrin e një strategjie anticeluliti.
Këshillohet që të alternohen çdo ditë: orizi, thjerrëza, soja, mishi i peshkut, veza.
Për të arritur maksimumin këshillohet gjithashtu kombinimi i proteinave shtazore me ushqime të tjera. Çereale dhe derivate të qumështit. Patate dhe derivatet e qumështit. Mishi dhe drithërat. Zarzavate dhe peshk. Bukë e peshk.
Më shumë proteina, më pak yndyra
* Në rastin e celulitit është shumë e rëndësishme pakësimi i përdorimit të sheqerit dhe eliminimi plotësisht i yndyrave. Më mirë preferohet konsumimi i proteinave përbërës të peshkut, vezës, mishit dhe në zarzavatet.
* Këto substanca ruajnë tonifikimin dhe efikasitetin e muskujve si dhe favorizojnë eliminimin e mbeturinave likuide.
* Në të vërtetë gjaku shkon në të gjitha enët e gjakut falë shtytjes së zemrës që e çon atë nëpër arterie e më pas në kapilarë. Nga këtu arrin në vena dhe prej andej kthehet në zemër.
* Kthimi i tij mbrapsht bëhet i mundur dhe nga kontraktimi i muskujve që rrethojnë venat e arterieve. Në të vërtetë gjatë lëvizjeve, muskujt e krahut dhe të këmbëve shtypin venat duke e përcaktuar një presion që lehtëson ngjitjen e gjakut.
Frutat dhe perimet tepër të nevojshme
Një ushqim anticelulit duhet të përfshijë marrjen ditore të një sasie të mirë frutash dhe perimesh. Që të dyja ato përmbajnë vitaminat dhe kripërat minerale të nevojshme për proceset biokimike që garantojnë funksionimin e mirë të organizmit dhe për më tepër shkaktojnë sensacionin e ngopjes duke përmbajtur në të njëjtën kohë kalori të ulta. Ekzistojnë edhe fruta që veprojnë shumë në tonifikimin e venave. Ato duhet të konsumohen me bollëk. Përsa i përket kalorive në qoftë se nuk ekziston edhe nevoja e të dobësuarit mjaftojnë 2000-2500 kalori në ditë.
Pa ekzagjerime
Proteinat ndihmojnë për të luftuar celulitin, por megjithëse nuk duhet ekzagjeruar dhe as të përjashtohet totalisht nga dieta buka dhe brumërat. Ndërsa është mirë të pakësohet përdorimi i sheqerit dhe yndyrnave. Gjithashtu me kujdes duhet përdorur edhe kripa, marrja e tepërt e së cilës favorizon depozitimin e likuideve duke keqësuar kësisoj celulitin.
Rëndësia e aktivitetit fizik
Që një program anticeluliti të rezultojë vërtetë efikas, duhet patjetër të përfshijë aktivitetin fizik. Vetëm dieta nuk është e mjaftueshme për rregullimin e qarkullimit të lëngjeve, favorizimin e tonifikimit muskular si dhe për dobësim. Ideale do të ishte të paktën tre herë në javë ushtrimet me biçikletë ose thjesht dhe i një shëtitje me hap të shpejtuar. Që të dyja këto aktivitete duhet të zgjasin të paktën 45 minuta.
Dieta e seksit
Keni probleme me peshën??? S'keni kohe te shkoni ne palester ...!!
Beni seks!!!!!! Shikoni me poshte kalorite e harxhuara .....
Zberthimi i sytjenave -----------------------------------------------12 kalori
Zberthimi i sytjenave me një dorë---------------------------------47 kalori
Zhveshja e partnerit pasiv------------------------------------------80 kalori
20 minuta nxemje -------------------------------------------------- 95 kalori
10 minuta seks ai sipër ----------------------------------------------250 kalori
10 minuta seks prapa gardhit (ajo)..--------------------------------300 kalori
10 minuta seks nga mbrapa -----------------------------------------300 kalori + ai zhvillim muskujt e barkut
10 minuta seks ne këmbë (s'ka vend me u ul?)--------------------600 kalori ai + rrezik keputje mishi
Cigarja pas seksit------------------------------------------------------12 kalori
Trembje gjatë sexit (del ndonjë tek dritarja) ---------------------450 kalori
Veshje e shpejt nga ardhja e bashkshortit/es---------------------110 kalori
Po ju kapi bashkshorti/ja..----------------------------------- te ka ik barku fare