Artikulli kryesor
Manastiri ka qenė kryeqendėr gravituese e Vilajetit tė Manastirit, i cili ka pėrfshirė njė sipėrfaqe prej 22.000 km katorė dhe, nė tė cilin bėnin pjesė tokat shqiptare tė Iliridės gjėr nė Elbasan.
Manastiri ėshtė qytet i hershėm mesjetar i banuar nga popullsia arbėrore. Ky qytet ėshtė ngėrthyer nė arteriet mė tė rėndėsishme tė Ballkanit mesjetar. Nė kėtė qytet janė tė njohura karavanet tregtare, tė cilat ekspozonin mallrat dhe produktet nga Lindja dhe Pėrėndimi.Duke qenė se Manastiri ka paraqitur njė pozitė tejet strategjike nė Ballkan, pushtuesit otomanė pas betejės sė Savrės (Lusnjė) kundėr Balshės II, iu sulėn Manastirit dhe Kosturit si qytete, ku do tė mund ta pėrqėndronin ushtrinė e tyre pėr pushtime tė mėtutjeshme.Manastiri si njė nga qytetet mė tė rėndėsishme tė Ballkanit Jugor dhe nė veēanti tė Shqipėrisė, ėshtė pushtuar kopaskohe nga pushtues tė ndryshėm tė huaj: Perandoria e Nikesė (Azi e Vogėl), Perandoria Bizantine (formacion pasues i Perandorisė Bizantine tė hershme), Perandoria Bullgare e mbretit Asen dhe nga Perandoria e Car Dushanit.
Manastiri ėshtė qyteti i dytė pėr nga madhėsia nė Republikėn e Maqedonisė. Shtrihet nė pjesėn jugpėrėndimore tė kėtij vendi.Nė Manastir gjendet potenciali mė i madh ekonomik pas qytetit tė Shkupit. Manastiri ėshtė qendėr e industrisė sė materialit ndėrtimor, e industrisė metalpėrpunuese. tekstilit, lėkurės, ushqimit, etj.
DEMOGRAFI
Shqiptarė ka kryesisht nė rrethinė tė Manastirit, pra nė fshatra ėshtė pėrqėndruar pjesa mė e madhe e shqiptarėve. Ndėrkaq, popullata shqiptare brenda qytetit tė Manastirit, ka pėsuar paksa rėnie pėr arsye qė tashmė dihen. Manastirin vetėm gjatė decenies e kanė lėshuar njė numėr i madh shqiptarėsh tė cilėt emigruan nė Turqi, Rumani, Bullgari dhe nė vende pėrėndimore tė Evropės. Duke u nisur nga ky fakt, nė deceniet e fundit ėshtė rritur popullata sllavo maqedonase, jo si rrjedhojė e shtimit tė lartė, por ardhjes nga viset e tjera tė Maqedonisė Lindore pėr nė Manastir ku kanė siguruar punėsim solid dhe tė mira materiale
KULTUR
Gjatė fillim shekullit XIX, Manastiri ka qenė njė nga vatrat kryesore tė klubeve shqiptare, tė cilat aspironin pėrhapjen e arsimit shqip kudo ndėr shqiptarė. Pas revolucionit xhonturk (1908), duke pėrfituar nga koncesionet e vogla qė i bėnė nė fillim xhonturqit, Manastiri bėhet ēerdhe e vėrtetė e klubeve shqiptare, patriotėve shqiptarė dhe shtypshkronjave tė librave nė gjuhėn shqipe. Nė kėtė qytet shqiptar u mbajt Kongresi i Manastirit (1909) i cili vendosi pėr njė alfabet tė njėsuar tė gjuhės shqipe. Mbas Luftėrave tė pėrgjakshme ballkanike, Manastiri u pushtua nga hordhitė serbe tė cilat bėnė mizori tė papapara mbi popullsinė shqiptare tė Manastirit. Manastiri poashtu njihet edhe si njė nga qytetet shqiptare, i cili e ka mbėshtetur Kryengritjen e Ilindenit (Ilirdės) (1903) e cila i siguroi Republikės sė Krushevės njė autonomi tė shkurtėr. Nė kėtė qytet janė takuar shpeshherė pėrfaqėsuesit patriotė shqiptarė si Ēerēiz Topulli, Bajo Topulli, Mihal Grameno, Nazmi Bej Resnja me krerėt e rezistenėcs maqedonase
Kongresi i Manastirit dhe alfabeti i gjuhės shqipe
Gjatė zhvillimit tė letėrsisė shqipe u hartuan disa alfabete tė ndryshme. Njė nga mė tė fundit ishte ai i krijuar nė Stamboll. Megjithatė, mendimi i pėrgjithshėm ishte se shkronjat jolatine nuk ishin aspak tė pranueshme pėr prodhimin e letėrsisė shqipe dhe gjuhės kombėtare shqipe. Pėr kėtė arsye, shoqėria aktive dhe idealiste "Bashkimi" nė Manastir, thirri Kongresin e Parė tė Pėrgjithshėm pėr diskutimin e njė alfabeti tė njėsuar. Njė alfabet i njėsuar do tė ishte fillimi i letėrsisė mbarė shqiptare. Prandaj mė 14 Nėntor 1908 nė Manastir u mblodh Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit.Nė kėtė kongres ishin tė pranishėm 150 delegatė, tė ardhur nga tė gjitha anėt e Shqipnisė, si dhe nga komunitetet shqiptare nė Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjypt, Amerikė etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Mithat Frashėri, i biri i Abdyl Frashėrit. Mithat Frashėri ishte nė atė kohė redaktor i dy revistave qė botoheshin nė Selanik: Liria dhe Dituria. Sekretare e komosionit u zgjodh Parashqevi Qiriazi, mėsuese e shkollės sė vashave nė Korēė. Nėnkryetar u zgjodh Grigori Cilka, nga Korēa si dhe 11 antarė tė tjerė. Nė atė Kongres merrnin pjesė shqiptare te fese moslemane, katolike, ortodoksė, protestant, njerės tė ditur dhe te gjithė erdhėn sė bashku tė bashkuar si vėllezėr pėr njė qėllim tė madh kombėtar.Kumtesa e mbajtur nga prifti katolik Gjergj Fishta, nga Shkodra, preku tė gjithė pjesmarrėsit sa njė hoxhė rendi ta pėrqafonte para tė gjithėve. Kėrkesa e kombėtaristėve shqiptarė ishte qė gjuha jonė Shqipe tė mos shkruhej as me shkronja arabe, as me shkronja greke, por me alfabetin latin, gjė qė nėnkupton mosnėnshtrimin qoftė ndaj otomanėve qoftė ndaj grekėrve. Kongresi vendosi me votė unanime tė lenė mėnjanė alfabetin e Stanbollit, dhe ta shkruanin gjuhėn shqipe vetėm me alfabetin latin me 36 shkronja dhe qė pėrdoret deri mė ditėt tona. Gjithashtu, u vendos qė pas dy vjetėsh tė mbahej njė Kongres i dytė nė Janinė pėr tė shqyrtuar problemet drejtėshkrimore e letrare, si dhe pėr tė bėrė pėrpjekje pėr shkrirjen e dialekteve gegė dhe toskė nė njė gjuhė tė njėsuar shqipe. Duke qenė se para Kongresit tė Manastirit, gjuha shqipe ishte shkruar me shkronja arabe, greke, sllave, apo pėrshtatiet e tyre, vendosmėria e delegatė vepėr t'i kthyer sytė nga perėndimi ishte haptazi njė shpallje kulturore e panvarėsisė, gjė qė nuk kaloi pa u vėnė re as nga qeveria turke e as nga kisha ortodokse greke dhe aleatėt e tyre sllavė.
Ndre Mjeda, njė studiues jezuit, i thurri vargjet, ndoshta mė tė bukura gjuhės shqipe nė atė kohė:
Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli,
Gjuha shqipe m'shungullon,
Pėrmbi erė, qi nep zymbyli,
pa da zemrėn ma ngushėllon.
Gegė e toskė, malėsi, jallia,
jan nji komb, m'u da s'duron,
fundė e majė nji asht Shqipnia,
e nji gjuhė t'gjith na bashkon.
Nė Manastir u hap dhe shtypshkronja, e cila financohej nga njė grup tregėtarėsh atdhetar moslemanė shqiptar. Shtypshkronja e Manastirit shpejtė u bė e njohur nė tė gjithė Shqipninė si shpėrndarėse e librave dhe gazetave nė gjuhėn shqipe. Nė kėtė punishte ishin tė punėsuar 17 vetė, tė cilėt punonin me njė makinė tė re elektrike, qė vihej nė lėvizje me dorė, pėr tė shtypur gazetėn e pėrjavėshme Bashkimi i Kombit si dhe abetaret shqipe dhe tekstet shkollore.Ndėrkohė ēėshtja e gjuhės shqipe shpesh bėhej shkas shpėrthimin e dhunės sė fanatikėve qė sulmonin pa mėshirė pėrparimin e gjuhės shqipe. Babė Dudė Karbunara (1842-1917) i lindur nė Berat, bashkėpunonte ngushtė me Kostandin Kristoforidhin. Babė Karbunara shumė herė filloi gjatė kremtimit tė meshės tė lexonte ungjullin nė gjuhėn shqipe dhe kėshtu i filluan kėrcėnimet e para nga eprorėt klerikė otodoksė dhe mė 1895, fanatikėt i dogjėn tė tėrrė shtėpinė. Prifti ortodoks kapedan Stathi Melani vraponte me librat shqip nė gji dhe me pushkėn nė krah fshat mė fshat nė Shqipninė e jugut pėr pėrhapjen e shkollės shqipe dhe kishėn shqiptare. Veprimtaria e At Stath Melanit ra nė sy tė autoriteteve turke. Tri herė turku ja dogji shtėpinė dhe librat shqip, por At Melani nuk pyeti. Mė 24 Dhjetor 1917 At Stathit i kishin zėnė pritė banda e kusarėve tė Josif Suropullos, tė cilėt e vranė duke i prerė kokėn At Stath Melanit.
Petro Nini Luarasi (1865-1911) ėshtė njė nga atdhetarėt e shquar qė punoi pėr pėrhapjen e gjuhės shqipe nė rrethin e Korēės. Qe drejtor i shkollės sė djemėve nė Korēė. Petro Nini Luarasi shkonte fshati nė fshat pėr pėrhapjen e gjuhės shqipe. Mė 20 Shtator 1892, peshkopi i Kosturit Fillaterri nxorri njė lajmėrim me titull "Mallkimi i shkronjave shqipe". Mė 1909, qeveria turke mbylli tė gjitha shkollat shqipe dhe dha urdhėr tė prerė tė shuhen nė zjarr tė gjitha librat, dokumentat dhe letėrsia shqipe. Gjendja politike nė vend nė atė kohė ishte kritike pėr tė marrė flakė nga ēasti nė ēast. Pėr atdhetarėt shqiptarė u bė mė se nuk do t'i realizonin dot kurrė qėllimet e tyre tė larta pa hapur mė parė shkollat shqipe pėr formimin e rinisė. Deri nė atė kohė rinia shqiptare kishte qenė objekt i propagandės sė huaj nė shkollat e hapura nga qeveria turke dhe nga kisha greke. Megjithatė, gjatė punės pėr krijimin e sistemit tė tyre shkollor, atdhetarėt shqiptar u ndeshėn me tri probleme tė mėdha, pengesa nga autoritetet turke dhe greke, mungesa e tė hollave dhe mungesa e mėsuesve tė shkolluar.Shuma tė vogla por tė dobishme tė hollash ishin mbledhur aty-kėtu brenda vendit, kurse ato mė tė mėdha kishin ardhur nga shoqėritė dhe klubet shqiptare nė vendet e tjera. Mirėpo kishte fare pak mėsues tė shkolluar tė gjuhės shqipe. Pėr tė bėrė ballė kėsaj sfide arsimore, Klubi i Selanikut thirri njė tjetėr Kongres nė Elbasan, nė zemėr tė Shqipnis, nga data 20 deri 27 Gusht tė 1909. Nė kėtė Kongres tetėditore, qė kishte synim zhvillimin e lėvizjes arsimore anembanė vendit, erdhėn delegatė nga 28 shoqėri e klube shqiptare. Nė Kongres u vendos qė tė themelohet "Shkolla Normale nė Elbasan" njė shkollė gjashtėvjeēare pėr pregatitjen e mėsuesve tė rinjė. Njerės tė mėsuar nė Universitetet e huaja Evropjane u gjetėn dhe u caktuan pėr tė formuar trupin pedagogjik.
Klubi i Manastirit u caktua si qendra pėr krijimin e njė Federate tė Klubeve Shqiptare nė Shqipni dhe nė kurbet. Qėllimi i Klubeve ishte pėhapja e gjuhės dhe arsimit shqip, pa u pėrzier me politik. Klubi korēar "Pėrparimi" u caktua si qėndra financiare, qė do tė adimistronte ndihmat dhe shtimin e shkollave tė ditės dhe tė natės. Pėrgjegjėsia kryesore dhe prokupimi i madh ishte mbajtja e Shkollės Normale tė Elbasanit. Kongresi i Elbasanit nxiti tė gjithė shqiptarėt tė futnin gjuhėn shqipe nė shkollat e huaja, tė pėrhapura anemban Shqipnis. Mė 18 Nėntor 1909 u bė thirrja haptazi, "Pėrmbajtjen e Shkollės Normale tė Elbasanit duhen, para, para e mė shumė para". Nuk ėshtė e vėshtirė tė pėrfytyrohet niveli i ulėt i jetesės sė njerėzve, qė u bėhej njė propozim i tillė! Mirėpo, me ose pa mjetet e pėrshtatėshme, Shkolla Normale Elbasanit vazhdoi tė pregatiste pionierėt e arsimit pėr Shqipnin qė po rilindėte. Drejtori i parė i Normales ishte, Luigj Gurakuqi qė vite mė vonė kjo shkollė u pagėzua me kėtė emėr. Shkolla Normale u hap mė dhjetor tė 1909, me 143 nxėnės.
Shpėrthimi i shqiptarizmit i kaloi tė gjitha parashikimet e armiqėve tė gjuhės shqipe. Nė atė kohė dolėn nė dritė rreth 90 gazeta dhe revista shqipe, qė botoheshin nė Shqipni dhe nė kolonitė shqiptare jashtė vendit. Zhonturqit me kryetarin e tyre Ferit pashėn, tė friksuar nga ky shpėrthim i shpejtė i arsimit shqip, reaguan ashpėr, duke ndaluar shoqėritė, shkollat dhe botimet nė shqip. Nė Vlonė atdhetarėt e ndershėm arestoheshin dhe internoheshin, shkolla e Vlonės u mbyll, kurse drejtori i saj Loni Naēi u largua nga Shqipnia, nga frika e vrasjes. Nė Gjinokastėr pionieri i arsimit shqip kombėtar, Koto Hoxhi, u internua nė kėshtjellėn e Bosforit. Pandeli Sotiri, themelues i sė parės shkollė shqipe nė Korēė, u internua nė Selanik. Zhonturqit i kishin vėnė detyrė vetes pėr tė rrjepurr tė gjallė tė gjithė shqiptarėt e ndershėm qė punonin pėr pėrhapjen e gjuhės shqipe. Gjėrat po shkonin keq mė keq.
Dalja nė pah e gjuhės shqipe, me shkronja latine, provokoi mosleimanėt injorantė e konservatorė. Ata protestuan se shqipja, ashtu si turqishtja, duhen shkruar vetėm me shkronja arabe dhe se preferenca e atdhetarėve shqiptarė pėr shkronja latine perendimore ishte njė pėrēmim pėr fenė moslemane. Njerės tė paditur dhe injorantė formuan me mbėshtetjen edhe tė Qeverisė sė Zhonturqėve nė Stamboll shoqėrinė Mahfeli me synimin pėr pėrēarjen e shqiptarėve dhe frenimin e arsimit nė shqip. Nė fundė tė vitit 1909, Qeveria turke ndaloi pėrdorimin e gjuhės shqipe me shkronja kombėtare, nė tė gjitha shkollat anemban vendit. Gjithashtu, nxorri njė dekret, sipas tė cilit gjuha shqipe do tė shkruhet vetėm me shkronja arabe. Shoqėria reaksionare "Mahfeti" me mbėshtetjen e qeverisė turke, shtypi dhe shpėrndau abetaret e para me gėrma arabe. Pėr kėtė arsye, nė shkurt tė 1910, u mbajt nė Elbasan njė miting proteste, ku 7000 njerės protestuan kundra pėrdorimit tė shkronjave arabe pėr gjuhėn shqipe. Kėshtu po atė muaj protestat vazhduan nė Korēė, Berat, ku mbi 15.000 mijė vetė dogjėn nė qendėr tė qytetit abetaret shqiptare me gėrma arabe, tė dėrguara nga Stambolli.Telegrame tė shumta nga shoqėritė, shqiptare tė Selanikut, Shkupit e Manastirit u shprehėn nė mbrojtje tė alfabetit shqip. Nė Shkodėr, njė grup myslimanėsh u bėnė gati tė organizonin njė manifestim nė pėrkrahje tė shkronjave arabe. Mirėpo ndėrruan mėndje kur 60000 katolikė dhe mysliman tė ndershėm shqiptar, nga Malėsia e Madhe, organizuan ditė mė parė njė manifestim madhėshtor nė pėrkrahje tė shkronjave latine. Protesta tė ngjashme u organizuan nė Pėrmet, Kolonjė, Tepelenė, Frashėrė, Konicė etj. Por turqit nuk deshėn t'ia dinin. Atėherė nė mars tė 1910 u thirr Kongresi i dytė i Manastirit. Aty u vendos qė tė vazhdojė pėrdorimi i alfabetit kombėtar me shkronjua latine dhe protestat kundėr vendimit tė padrejt tė Qeverisė Turke.
Gazeta atdhetare "Shkreptina" e Kajros botoi njė momerandum tė hartuar nga kryengritėsit qė luftonin nė malet e Shqipnis. Nė tė theksohej se qėllimi i tyre nuk ishte pėr plaēkitur apo pėr tė vrarė, por pėr tė luftuar pėr 'lirinė e edukimit nė gjuhėn shqipe dhe me alfabetin kombėtar, lirinė pėr tė hapur tė gjitha shkollat shqipe tė mbyllura nga qeveria turke dhe vėnien nė punė tė shtypshkronjave, si dhe botimin e gazetave tė ndaluara, lirimin e tė burgosurve politikė. Dhe pėrfundonte me mesazhin: E gjithė bota e qytetėruar dhe veēanėrisht qeveria e perandorisė Otomane le ta dijė mirė se t ė gjithė shqiptarėt, gegė e toskė, kristjan dhe mysliman, nuk do ta pushojnė luftėn pėr kėto tri kėrkesa, derisa qeveria tė na i garantojė ato me siguri.
Edhe nė kėtė luftė, shkolla shqipe doli fitimtare. Me pak mjete dhe mėsues, por me dėshirėn nė shpirt pėr dituri shkollore shqiptare, midis pengimeve, nga armiqtė e afėrmt dhe tė largėt, shkolla shqipe fitoi nga veriu e deri nė jug tė Shqipnis dhe pregatiti breza tė rinjė atdhedashės. Megjithėse ky zhvillim kulturor ishte pėrfytyruar si jo i dhunshėm, shpejt ai ishte kthyer nė njė zjarr tė rrezikshėm. Qė shqiptarėt trima si Isa Boletini dhe burri i zoti Ismail Bej Qemal Vlona, do nxitonin hapat pėr tė shpallur mėvetėsinė e Shqipnisė mė 28 nėntor tė 1912 nė Vlorė. Mbas pak muajsh filloi Lufta Balkanike dhe Manastiri e Shkupi, dy qytetet historikisht tė banuara nga shumica popullsi shqiptare, u pushtuan nga sllavėt. Tė gjitha dyqanet dhe librat shqip u dogjėn dhe shumica e atdhetarėve shqiptar u therrėn nga serbėt, disa u burgosėn. Popullata moslemane shqiptare u detyrua tė braktiste qytetin e Shkupit dhe tė Manastirit, ata familje ortodokse shqiptare qė mbetėn aty, me kalimin e viteve dhe me dhunė u nėnshtruan duke humbur dinjitetin e tyre shqiptar.
Kongresi i Manastirit - rruga drejt bashkimit kombėtar
Veprimtaria kombėtare, ose mė konkretisht, ajo kulturo-arsimore dhe gjithė proēeset qė shkojnė nė favor tė ēėshtjes kombėtare kanė patur momente kur janė lartėsuar, kanė qenė tė ēmuara dhe tė domosdoshme pėr kohėn dhe rrethanat ku edhe ishin tė krijuara ose tė inicuara, dhe, ka patur momente kur kanė patur rrėnie, rrėnie jo nga vet koha, por zhdukje me qėllim pėr tė humbur ose ndaluar realizimin e idealeve. Nė periudhėn para 1908, dimė se nė ēfarė kushte kanė punur atdhetarėt tanė, sidomos ata qė merej me aktivitete letrare ose kulturore. Duke marrė parasysh se territori shqiptar ka qenė i ndarė nė 4 vilajete, ai i Kosovės, i Shkodrės, Janinės dhe i Manastirit, secili vilajet ka patur nga ndonjė ose nga pak mė shum figura me tė cilėt ne sot mburremi dhe do tė mburremi edhe mė tepėr sikur ta dimė saktėsisht mėnyrėn tė veprimitarisė sė tyre. Dua tė them, qė tė gjithė nė mėnyr tė vet kanė punuar duke iu pėrshtatur kushteve dhe rrethanave. Atdhetarėt e Shkodrės e pėrdornin alfabetin e Agimit, gjithashtu edhe ata tė Kosovės ose gegėt me njė fjal shėrbeheshin me alfabetin e lartpėrmendur. Toskėt ose banorėt tė vilajeteve dy qė na mbetėn shėrbeheshin me atė latin dhe ai i Samiut ose i Stambollit. Ishte vėshtirėsi pėr botuesit tė librave, sepse ishte rėndė pėr tu gjetur shtypshkronjė e cila i pėrmban kėto germa, pėrveē ajo e alfabetit latin, pėr tė cilin alfabet ka patur shtypshkronja nė tėrė Evropėn. Dallimi qė ka ekzistuar ndėrmjet alfabeteve tė ndryshme e bėri qė tė sillet vendim pėr krijimin e njė alfabeti, njė pėr tė gjithė dhe i pranishėm nga tė gjithė. Fjala vjen, kur erdhi momenti qė tė tre alfabetet tė bashkohen nė njė, sepse, sipas planit tė Kongresit, duhej qė tė formohej njė alfabet, njė kombinim nga ata qė ekzistonin dhe alfabetet ekzistues tė liren mėnjanė, kjo solli pra edhe mosmarėveshjet ndėrmjet pėrfaqėsuesve ose themeluesve tė alfabeteve nė fjalė, sepse secili e mbronte tė vetin. Ka qen tepėr vėshtirė qė tė sillej vendim i cili do tia plotėsonte dėshirat tė gjithėve. Edhe vet themeluesit tė alfabeteve tė ndryshėm nuk ishin mė faj qė pa bashkėpunim krijonjin vepra individuale, sepse tė rihej dhe tė pritej kaq kohė d.m.th. deri mė 1908-ėn ishte mėkat dhe dobėsi e madhe pėr letėrsinė shqipe, sepse, rrethanat ishin tė tilla qė ishte patjetėr pėr tė botuar libra dhe punime tė ngjajshme. Ishte medoemos, sepse gjuha nuk pėrparonte, shkolla nuk ecte pėrpara, punimet nuk do tė kishin vlerėn e tyre pa njė alfabet tė vetėm. Ky pra ishte hapi i parė drejt bashkimit etnik duke parė nga njė aspekt. Nėse vazhdohej nė kėtė mėnyrė dhe tė mos ish krijuar njė alfabet i ri si qė ishte ose si qė ėshtė ky i Manastirit ose alfabeti i Bashkimit, a vall sot ne shqiptarėt do tė ishim nė kėtė gjendje? Ėshtė realitet kur themi se alfabeti ne bashkoi. (na bashkoi si komb e jo teritorialisht) Nė atė periudhė ishte rėndė dhe e palogjikshme qė njė njeri tė mund tė paramendojė se ēfar mund tė ndodhte me botėn shqiptare sot, ose mbas 100 vjetėve. Ose kemi patur fat qė u soll vendim pėr pėrdorim tė alfabetit latin, ose ata tė cilėt e pėrmbanin kishin patur vizione tė zhvilluara dhe burrėrisht qendruan prapa interesave mbarkombėtare. Me vetė themelimin tė Alfabetit tė Manastirit, shqiptarėt treguan se janė popull i civilizuar, po i afrohen botės sė qytetėrimit, njė alfabet i njėsuar ishte fillimi i letėrsisė mbarė shqiptare. Duke lexuar mjaft vepra dhe fejtone lidhur me kėtė temė, si nga autori Reshat Nexhipi, Tomor Osmani, etj., konstatova se meritat mė tė mėdha pėr bashkimin tė tre alfabeteve pa tjetėr qė i ka patur dhe i ka klubi Bashkimi, por ai qė e nxiti edhe mė tepėr punėn del se ėshtė Gjergj Fishta. Kjo vėrehet kur ai paraqitet nė foltore dhe drejtohet para tė gjithėve me fjalėt: Skam ardhur qė tė mbroj asnjė alfabet, por, tė mbroj njė alfabet tė pėrbashkėt. Me fjalėt e tij, nė punimet e kėtij Kongresi, tregoi qė nuk kish ardhur pėr tė pėrēarė por pėr tė bashkuar. Dhe ai qė e kuptoi dhe qė e ndjeu vlerėn tė kėtyre fjalė sma mer mendja qė se ka pėrmbajtur njė alfabet tė pėrbashkėt. Nuk ishte gjė e rastit kur njė nga tė pranishimit, fjala vjen, kleriku musliman Ibrahim Efendiu del nė foltore dhe me lot nė sy e pėrqafon Gjergj Fishtėn duke e kuptuar rėndėsinė tė fjalėve tė tij. Por, kishte tė tillė qė e mbronin tė veten, dhe ishte e logjikshme qė ta mbrojnė, sepse, ende nuk kuptonin se ēfar do tė fitohet me alfabetin latin, ndėrsa kėta qė ishin organizator, ose ideologėve qė iu kujtua nuk mundnin tė shprehen haptas pėr shkak tė prezentės tė mjaft jabanxhinjėve, si qė ishte valiu i Manastirit, etj. Rymat sundonin rreptė duke i mbrojtur alfabetet vendase. Pėrpjekjet e atdhetarėve shqiptarė pėr tė zgjidhur ēėshtjen e njė alfabeti tė vetėm u dendėsuan shumė. Por, nė mėnyrė direkte ose indirekte u pajtuan pothuajse tė gjithė dhe fund i fundit, shqiptari kur ėshtė nė pyetje interesi kombėtar nuk e kursen as veten. Shkurt, vendosmėria e delagatėve, synimi kah perėndimi i intelektualėve shqiptar ishte aq i fuqishėm sa qė si dilte pėr ball as propaganda greke, sllave dhe as ajo turke. Dhe nė fund delegatėt nuk u dėshpėruan, pėrkundrazi atė zgjidhje qė i dha Kongresi i Manastirit, mėsimin e alfabetit tė shqipes, e konsideronin si njė fitore tė madhe qė arriti qė ti bashkoj shqiptarėt dhe kėshtu tu japė njė shtyllė tė fuqishme gjuhės dhe shkollės. Bashkim i Gegėrisė dhe Toskėrisė. Theksova pra mė sipėr ce ka patur edhe momente tė rėnies, kėto ishin pra ato momente tė rėnies, diēka qė e ke kriuar vet, me sakrifica tė mėdha, duke menduar se ajo ėshtė e vėrteta, duhet nė njė moment ta hedhėsh ose ta lėsh prapa nė histori. Politika e armikut e cila i perngjante tepėr asaj pėrēa dhe sundo u zhduk nga atdhetarėt tė cilėt pa rezervė dhan kontribut pėr bashkimin e popullit. Pra, ka patur metėvėrtet momente tė rėnda tė papėrshkruara, dhe mos themi edhe njėher se ēfar bėn shqiptari kur ėshtė nė pyetje interesei kombėtar. Tani do tė kėthehem prapa. Ēfar do tė ndodhte me shqiptarėt nėse Kongresi mbaronte pa efekt? Ēfar mendimi do tė kishte pėr ne bota sot nėse e pėrdornin alfabetin arab, ose Amerika dhe Evropa, tė jem mė i qartė? A vall nuk e pėrforcojmė tezėn pėr lashtėsinė e gjuhės shqipe me pėrdorimin e alfabetit latin, e cila tezė ėshtė vėrtetuar nė institutin e gjuhėve nė Zvicėr, ku nė mėnyrė figurative nė formė tė njė druri, gjuha shqipe e ka vendin ose e mban vendin e rrėnjės? Dhe mė nė fund thjesht tė them, a vall do tė egzistonim si komb? Kongresi i Manastirit nuk e pėrqėndroi vėmendjen vetėm nė problemin e zgjidhjes sė alfabetit tė tė gjuhės, por edhe nė ēėshtje tė rėndėsishme politike. U vendos qė tė shpallej si klub qendror klubi Bashkimi i Manastirit, ngase luajti njė rol tė rėndėsishėm pėr shkrimin dhe shkollėn shqipe, i shėrbeu ngritjes sė ndėrgjegjes kombėtare tė popullit shqiptar dhe unitetit tė tij. Kongresi i Manastirit, me atė qė e bėri, qė krioi njė alfabet tė ri, jo vetėm qė u mundėsoi shqiptarėve tė ken njė alfabet tė pėrbashkėt, por njer pėr ēdo her u krye problemi rreth shqiptarizmit anemban botės. Njė komb, njė gjuhė, njė abece. Abece manastirase e cila ndriti historinė dhe ne gjeneratave tė rea nai hoqi atė problem nga koka, rreth asaj ēėshtje ėshtė kryer puna, na mbetet vetėm qė ta kryejmė edhe njė akt, pėr tė cilėn rilindasit tanė tė bekuar ose nuk patėn kohė ose nuk mundėn, sidoqoftė ne na mbeti, dhe nuk duhet theksuar, duke menduar se e dinė tė gjithė se pėr ēfar bėhet fjalė, gjė qė e mundon ēdo shqiptar tė Ballkanit dhe tė diasporės. Tani un prap do ta ndėroj temėn, ajo nuk ėshtė e ndėruar por do tė shkoj disa vjet mė pas, nė Luftėrat Botėrore. Paramendoni sikur gjith shqiptarėt ti bashkoheshin ēetave tė Xhem Hasės, ose Ballistėve trima, a vall sot nuk do tė kryhej problemi rreth asaj qė duhet ne ta bėjmė? Njė komb, njė gjuhė, njė flamur, njė abece, njė..... Tė fundit, tė pambaruarėn, i lė lexuesit ta gjejnė.
Kontributi i Skėnderbeut dhe Ali Pashe Tepelenės pėr shėndrimin e Manastirit nė qendėr vilajeti dhe nė vendlindje tė Alfabetit Shqiptar
Pėr Kongresin e Manastirit kam shkruar disa herė, madje edhe njė fejton relativisht tė gjatė, para disa vjet, prandaj, pėr tė mos u bėrė i mėrzitshėm dhe i bezdisshėm, vendosa kėsaj rradhe tė pėrqėndrohem vetėm nė rrugėn e cila solli kėtė Kongres. Gjeneza ose fillimi i kėsaj rruge ėshtė mjaft e gjatė, por unė do tė filloj nga koha e Skėnderbeut e kėtej. Jam i vetėdishėm qė titulli i kėti shkrimi, shumė lexuesėve, nė shikim tė parė, do tiu duket si apsurd, por nėse kanė durim dhe e lexojnė me kujdes deri nė fund kėtė shkrim, do binden nė tė kundėrtėn. Ja pse. Po filloj me Skėnderbenė. Kongresi i parė i Manastirit nuk do tė ndodhte sikur ky qytet mos ishte qendėr vilajeti, e, pėr kėtė, nė mėnyrė indirekte ka kontribuar edhe rezistenca e shqiptarėve, duke filluar nga koha e Skėnderbeut. Pushtuesėt osmanė, me tė shkelur nė Manastir, shqetsime tė mėdha patėn pikėrisht nga rezistenca nė fjalė, nė krye me heroin ynė kombėtar. Ky, pėrveē asaj qė ka dashur Manastiri, themeluar nga stėrgjyshėt e tij Linkestėt, mos mbetet nė duart e osmanėve, deshte tė hakmeret edhe pėr helmimin e vėllezėrve tė vet nga ana e sulltanit. Ky i fundit, i vetėdishėm qė me forcė nuk do mund tė pėrballojė dot Skėnderbenė, trimėrinė e tė cilit e kishte njohur derisa e kishte peng, vendosi ta qetsojė pėrmes islamizimit tė shqiptarėve. Pėr ta kryer kėtė, patjetėr duhej tė ngrihen objekte fetare islame nė Manastir. Prandaj, nuk ishte gjė e rastit qė xhamia e parė nė Ballkan u ngrit pikėrisht nė kėtė qytet dhe atė, me iniciativėn e njė komandanti tė shquar turk i cili posa ishte kthyer nga njė betejė e pasuksesshme me shqiptarėt e Skėnderbeut, vetėm disa vjet pas vdekjes tė kėtij tė fundit. Pas xhamisė tė parė, filluan tė ngrihen edhe tė tjera, numri i tė cilave, nė fund, mbriu nė 72, gjė qė e shėndroi Manastirin nė qendėr mė tė rėndėsishme dhe mė atraktive fetare nė Ballkan. Pėr kėtė pra, nė mėnyrė indirekte, ka kontribuar edhe Skėnderbeu dhe rezistenca shqiptare nėpėrgjithėsi. Nga kjo qė theksova mė sipėr del pėrfundimi se shqiptarėt pushtetin osman e rrezistonin mė tepėr se ēdo popull tjetėr qė jetonte nė Manastir. Me tė drejtė, ndonjė nga lexuesit do tė dojė tė dijė shkaqet pėr kėtė. Pėrgjigja ime do tė ishte kjo. Historia ka dėshmuar se ai qė rruan pragun e shtėpisė sė tij, reziston mė tepėr nga mysafiri. Nėse kėtė shtėpi rastėsisht e pėrfshin zjarri, mysafiri do dalė prej saj, pėr tė shpėtuar jetėn, kurse i zoti qendron deri nė fund dhe bėn ēmos pėr ta shuar zjarrin, duke sakrifikuar jetėn. Ose, pėr ta elaboruar mė mirė kėtė, do shėrbehem me njė shembull mjaft tė thjeshtė, por me plot kuptim. Nėse njė fėmijė mban nė dorė para tė veta, vėshtirė ėshtė qė tia marrish, e nėse ato para i ka tė vjedhura, menjėherė ti jep dhe ia mbath kėmbėve, sepse si ka fituar me djersė. Besoj se u kuptuam. Por, ti kthehemi Skėnderbeut. Manastiri, pėrveē qendėr fetare, mė vonė, u bė edhe qendėr ushtarake. Rezistenca e Skėnderbeut dhe e shqiptarėve pas vdekjes sė tij, kontrobuoi tepėr nė kėtė drejtim sepse, edhe pse njė pjesė e madhe e shqiptarėve, pėr ti shpėtuar asimilimit tė egėr sllav, pėrqafoi islamizmin, por ata nuk e pranuan sundimin osman, kėshtu qė, rezistenca shqiptare nuk u ndėrpre. Kjo e detyroi sulltanin tė sjellė forca tė mėdha ushtarake, pėr nevojat e tė cilėve u ngritėn objekte tė ndryshme ekonomike etj, nė Manastir, tė cilat kėtij qyteti ia ndryshuan krejtėsisht tiparet ose fizionominė, duke e shėndruar nė qendėr vilajeti dhe nė qytet konsujsh, gjė qė, mundėsoi qė Manastiri tė shėndrohet edhe nė Qendėr tė Lėvizjes Mbarėkombėtare Shqiptare, me vepra tė shumta atdhetare, siē ėshtė edhe Kongresi i Alfabetit. Nė kėtė drejtim, ka kontribuar edhe Ali Pashė Tepelena. Ky, si kundėr Skėnderbeu, pėrveē qė ka dashur Manastiri, si vatėr e vjetėr ilire, mos mbetet nėn turqit, hakmerrej edhe pėr vrrasjen e vjehėrit tė tij, Kapllan Pashės, tė cilit, akoma pa zbritur nga kali, ia prenė kokėn dhe e lanė nė atė gjendje tė mjerueshme disa ditė me rradhė nė njė shesh tė Manastirit. Kontributi i Ali Pashė Tepelenės pėr afirmimin e Manastirit, ka tė bėjė edhe me vllehėt. Ai, siē dihet, dogji Voskopojėn dhe disa vende tė tjera, jo pėr ti plaēkitur, siē thonė kundėrshtarėt e tij, por pėr tia shkulur rrėnjėt e propagandės greke. Kjo djegie bėri qė shumė familje vllehe nga ato vende, tė shpėrngulen nė Maqedoni, pra edhe nė Manastir. Kėta vllehė, njihnin nga disa gjuhė dhe zanate dhe si tė tillė i dhanė impuls tė veēantė zhvillimit ekonomik, gjegjėsisht tregėtisė dhe zejtarisė, gjė qė edhe mė tepėr i hapi rrugėn Manastirit pėr tu shėndruar nė qendėr vilajeti, pa tė cilin nuk do tė mbahej dot Kongresi i Alfabetit. Ja pse. Manastiri si qendėr e rėndėsishme ekonomike, u mundėsoi disa familjeve shqiptare, tė pasurohen dhe njė pjesė tė pasurisė ta shfrytėzojnė nė dobi tė veprave kombėtare, siē ishte edhe Kongresi i Manastirit. E them kėtė, sepse ky kongres zgjati rreth 10 ditė dhe kėrkonte shpenzime tė mėdha, tė cilat rranė kryesisht nė kurriz tė familjeve tė pasura, siē ishin ajo e Gėrmenjėve, nė hotelin e tė cilėve Liria, u mbajt kongresi nė fjalė, si dhe ajo e Qiriazėve, familja mė patriotike nė mbarė kombin shqiptar dhe nė tė gjitha epokat pas asaj tė Frashėllinjėve, prej tė cilės fitoi frymėzimin e saj kombėtar dhe atdhetar. Kėsaj familje, gjegjėsisht, rolit tė saj nė Kongresin e Alfabetit, unė i kam kushtuar edhe njė fejton tė veēantė. Prandaj, nė kėtė rast, do theksoj vetėm disa momente mė kryesore. Kjo familje pėrbėhej prej 5 antarėve, 3 meshkujve dhe 2 femrave, secili mė patriot se tjetri. Pėr kėtė ka kontribuar, siē thamė, familja e Frashėllinjėve, posaēėrisht bilbili i gjuhės shqipe Naim Frashėri. Ky, veē tjerash, i ka mundėsuar Sevasti Qiriazit, tė kryejė me sukses dhe nė kohė fakultetin e mėsusisė nė Stamboll dhe gjatė ceremonisė sė diplomimit, i dha porosi tė tilla kombėtare, tė cilat ajo i respektoi dhe i realizoi nė maksimum. Sevastia dhe motra e saj Parashqeva njihnin nga 8 gjuhė dhe si tė tilla ishin femrat mė tė emancipuara nė Ballkan, kurse e dyta ishte e vetmja femėr nė botė, nė Konferencėn e Paqes nė Paris, mė 1919-1920. Librat e Naim Frashėrit ishin pasuria mė e madhe e familjes Qiriaze. Nga shkrimet e tij ishte frymėzuar sidomos Gjerasim Qiriazi, gjė qė shihet edhe nė vjershat e tij, siē ishte edhe strofa nė vijim: Do punoj pėr mėmėdhenė, gjithė jetėn sa tė roj, do ti zgjoj edhe ata qė flenė, kėshtu jetėn ta mbaroj. Patriotizmi i Naim Frashėrit kishte frymėzuar edhe nėnėn e Qiriazėve, e cila, edhe pse e pashkolluar, kontribuoi tepėr nė shkollimin e fėmijėve tė saj dhe e cila nuk lejonte qė nė shtėpinė e saj tė flitet gjuhė tjetėr pėrveē shqipes, kėshtu qė aty hynin e dilnin vetėm patriotė tė shquar, posaēėrisht para, gjatė dhe pas Kongresit tė Manastirit. Nė shtėpinė e saj mbaheshin mbledhjet e fshehta qė kishin tė bėjnė, jo vetėm me Alfabetin, por edhe me ēėshtjen e ēlirimit tė vendit nga sundimi pesė shekullor osman. Pėr Qiriazėt, e zgjata njėēikė mė tepėr pėr tė konstatuar se pa kėtė familje Manastiri nuk do tė bėhej dot qendra e Lėvizjes Kombėtare, pra, as edhe vendlindje e Alfabetit shqiptar. Nė oborrin e kėsaj familje, u ngrit edhe Shtypshkronja Universale Shqiptare. Pėr ngritjen e saj u vendos nė Kongresin e Manastirit. Nga kjo shtypshkronjė dollėn 300 tituj tė shkrimeve, librave, abetareve dhe publikimeve tė ndryshme shkencore e tj., nė 13 gjuhė tė botės tė cilat disperzoheshin nė tė katėr anėt e rruzullit tokėsor, gjė qė ēėshtjen shqiptare e afirmoi tepėr nė tėrė anėt e Globit dhe hapi rrugėn drejt Pavarėsisė sė Shqipėrisė. Pikėrisht kėtu qendron roli i familjes Qiriaze dhe i Kongresit tė Alfabetit, nė tė cilin, siē thashė, ra vendimi pėr ngritjen e Institucionit nė fjalė. Pėrndryshe, Kongresi i Manastirit ishte urrė midis Lidhjes sė Prizrenit dhe Pavarėsisė sė Shqipėrisė. Sepse, nė Lidhjen e Prizrenit tė v. 1878 u aktualizua nevoja e aprovimit tė Alfabetit tė pėrbashkėt. Prandaj, jo rastėsisht, vetėm disa muaj pas kėsaj, gjegjėsisht gjatė vitit 1879, u krijua Alfabeti i Stambollit, i njohur edhe si Alfabeti i Sami Frashėrit, sepse ky me duart e veta i krijoi gėrmat e atij Alfabeti, i cili u vlerėsua lart nė Kongresin e Manastirit. Ndėrsa, lidhja e Kongresit me Pavarėsinė e Shqipėrisė qėndron nė faktin qė para kėtij kongresi, shqiptarėt pėrdornin alfabete tė ndryshme, tė cilat, jo vetėm qė pengonin komunikimin normal midis tyre, pėrmes letrave, por shkakėtonin edhe grindje, sepse bihej nėn ndikim tė vendeve nga tė cilat fitohej alfabeti. Me aprovimin e Alfabetit tė Manastirit, pengesat nė fjalė si dhe grindjet, morėn fund, gjė qė hapi rrugėn e trasuar nga Lidhja e Prizrenit drejt Pavarėsisė sė Shqipėrisė, e cila u realizua nė tė njėjtin muaj, pas 4 vjet nga Kongresi i Manastirit, mė 28 nėndor, 1912. Me siguri, lexuesve do tiu interesojė se si ishte atmosfera para objektit tė Alfabetit ditėn e fillimit. Ishte 14 nėntori 1908. Dėbora kishte mbuluar Pelisterin piktoresk dhe kulmet e shtėpive tė Manastirit. Megjithatė, qysh nė orėt e para tė mėngjezit, para objektit ishin grumbulluar qindra shqiptarė e tė tjerė, tė cilėt tė ftohtin e pėrballonin pėrmes kėngėve dhe valleve kombėtare, gjė qė krijonte pėrshtypjen sikur aty bėhet ndonjė dasmė e madhe shqiptare. Para objektit, nė tė dy anėt e Dragorit, ishin mbledhur edhe mė tepėr se 100 nxėnės shqiptarė tė cilėt mėsonin nė shkollat e mesme, sidomos nė Gjimnazin turk tė Manastirit qė ndodhej pranė objektit tė Kongresit. Nė atė gjimnaz kishte edhe 4-5 profesorė shqiptarė, midis tė cilėve edhe Bajo Topulli, zavėndės drejtor i atij institucioni arsimor. Kėngėt dhe vallet pushuan nė momentin kur filluan tė vijnė kongresmenėt tė cilėt ishin ajka e kombit tė atėhershėm shqiptar, siē ishin: Mitat Frashėri kryetar i kongresit, kurse mė vonė edhe i Ballit Kombėtar, Gjergj Fishta Homeri shqiptar, Luigj Gurakuqi, Shain Kolonja dhėndėr i Naim Frashėrit, etj. Pėrqafimet dhe lotėt nga gėzimi nuk kishin fund. Interesant ishte fakti qė midis kongresmenėve kishte myslimanė, tė krishterė, synitė, bektashinj, ortodoksė, katolikė, prtotestantė, toskė, gegė, ēamėr, labėr, etj. Prandaj edhe para objektit ishin tė pranishėm njerėz pothuajse tė tėra konfesioneve nė fjalė. Pas kėsaj ceremonie madhėshtore, njerėzit u kthyen nėpėr shtėpitė e veta duke pritur padurim epilogun, kurse pjesėmarrėsit e Kongresit hynė nė sallėn e madhe, e cila sot nuk ekziston mė dhe pas disa mbledhjeve tė njėpasnjėshme, aprovuan Alfabetin. Kėshtu qė, kongresmenėt, tė shprehem nė mėnyrė figurative, lojtėn rolin e krushqėve tė cilėt nga ky objekt, gjegjėsisht nga Manastiri, morėn nusen mė tė mirė e cila rreth njė shekull po i shėrben dhe sa tė jetė bota do ti shėrbejė tėrė shqiptarėve kudo qė kanė jetuar dhe do jetojnė paskėtaj. Siē dihet, Kongresi i Manastirit nuk do tė ndodhte pa Hyrijetin. Shtrohet pyetja: Pse kėtė ngjarje e pėrfituan mė tepėr shqiptarėt, e jo edhe popujt e tjerė. Pėrgjigja ėshtė kjo. Revolucionin xhonturk qė solli Hyrijetin, e filloi dr. Ibrahim Temo nga Struga nė Stamboll, kurse e realizoi bashkatdhetari i tij Nijazi Be Resnja mė 1908 nė Manastir. Pra, pa shqiptarėt, nuk do tė ndodhte Hyrijeti. Xhonturqit tė cilėt u kapardisėn nė krye tė shtetit, ishin tė vetėdishėm pėr kėtė, prandaj skishin guxim as edhe fytyrė qė tė pengonin Kongresin e Alfabetit, edhepse ky ishte nė dėm tė Perandorisė osmane, sepse zavendėsoi alfabetin e mėparshėm, turko-arab, dhe krijoi kushte pėr Pavarėsinė e Shqipėrisė, gjegjėsisht pėr ndarjen e kėtij shteti nga Turqia. Nga kjo qė thashė gjer tani, del pėrfundimi se historia e Manastirit ėshtė e pasur me plot ngjarje tė lavdishme pėr popullin shqiptar. Por, ēka mbetur sot nga kjo histori nė kėtė qytet? Asgjė. Nga Shtypshkronja Universale ska as nam as nishan, edhe pse ajo ka afirmuar tepėr emrin e kėtij qyteti dhe sikur tė ishte vepėr e ndonjė maqedonasi, kushedi se ēfarė pėrmendore do tė vendosej aty. Madje, as emrin e ndonjėrit nga 5 antarėt e familjes Qiriaze ku u ngrit ajo shtypshkronjė nuk e ka marrė, tė paktėn ndonjė rrugicė e qytetit. Objekti ku u mbajt Kongresi ėshtė nė ditė tė hallit, gabim ky qė duhet tė korigjohet, sidomos tani kur po bėhen pėrgatitje pėr manifestimin e 100-vjetorit. Ajo qė ka mbetur si gjurmė, tė cilėn autoritetet albanofobe skanė mundur ta zhdukin, ėshtė emri i fushės sė Pellagonisė, qė kujton Pellazgėt e para 12.000 viteve tė kaluara, Heraklea Linkesits, qė kujton fiset ilire Linkestėt dhe Bardhylin, emri i lumit Dragor, qė ka tė bėjė me fjalėn shqipe dragua, si dhe emri sllav i Manastirit Bitolla, qė ka tė bėjė me fjalėn shqipe i butė. Sikur kėto sqarime ti dinin autoritetet serbe dhe komuniste maqedone, me siguri do tua ndėronin emrin.