Manastir

Qyteti i Alfabetit

Lajme

 Lajme nga vendi

Gruevski dhe Ahmeti konfirmuan koalicionin qeveritar



Marrėveshjen pėr koalicionin qeverisės sonte e konfirmoi Kėshilli i pėrgjithshėm i BDI-sė dhe Komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMME.
Zyrtare! BDI ėshtė partnerja zyrtare e VMRO-DPMNE nė qeverinė e re. Kėshilli i pėrgjithshėm i BDI-sė dhe Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE nė mbrėmje konfirmuan marrėveshjen e arritur mes liderėve Gruevski e Ahmeti pėr qeverinė e re. Detajet nuk janė zbardhur ende por siē mėsohet nga burimet partiake, me marrėveshjen pėr koalicion, BDI nė qeverinė e re do tė ketė 5 ministri, dhe njė post zv/kryeministėr. Kuadrot e BDI-sė do tė drejtojnė ministrinė e Ekonomisė, Shėndetėsisė, atė tė punėve dhe ēėshtjeve sociale, ministrinė e Pushtetit vendor, dhe atė tė ambientit jetėsor. Zv/kryeministri do tė ketė si obligim, zbatimin e marrėveshjes sė Ohrit,. Partia e Ahmetit, do tė ketė edhe 3 zv/ministra, atė tė punėve tė brendshme, tė financave dhe tė arsimit. Pėr BDI-nė ėshtė rezervuar edhe njė post, nėnkryetar i kuvendit. Pas komitetit ekzekutiv tė VMRO-DPMNE, lideri partiak dhe mandatari Gruevski nuk ka dhėnė deklaratė, por detajet do tė bėhet nė tė ditur mė vonė. Gjithsesi burimet nga kjo parti, thanė se vendimi pėr pėrfshirjen e BDI-sė nė koalicionin qeveritar, ėshtė miratuar unanimisht nė VMRO-DPMNE. Kėshtu kryesor mes partive ishte njohja dhe pranimi i programit qeveritar i cili do tė zbatohet nė 4 vitet e ardhshme. Po ashtu edhe BDI pritet tė bėj tė ditur detajet e marrėveshjes, si dhe vendimet e marra nga lidershipi dhe organet partiake. Kėshtu, nė qeveri do tė marrė pjesė vetėm njė nga partitė politike shqiptare. Sipas burimeve tona qė njė ditė mė parė, mandatari Gruevski, nė raundin e tretė tė bisedimeve, i bėri tė ditur kreut tė PDSH-sė Menduh Thaēi, se partia e tij nuk do tė jetė pjesė e kabinetit tė ri.Gazeta lajm



Bisedime pėr Qeverinė e re
Takime tė reja me liderėt e BDI-sė, PDSH-sė dhe PAE-sė, duhet tė mbajė sot mandatori pėr formimin e qeverisė sė ardhshme dhe lider i VMRO-DPMNE-sė.

Takimet e ndara, qė u mbajtėn edhe tė mėrkurėn, janė vazhdimėsi e bisedimeve tė javės sė kaluar, tė cilat u pėrqendruan nė harmonizimin e platformave pėr bashkėpunim eventual tė koalicionit.

Nė negociatat me mandatorin Nikolla Gruevski janė pėrfshirė liderėt e BDI-sė Ali Ahmeti, PDSH-sė Menduh Thaēi dhe PAE-sė Fiat Canovski.

Sipas paralajmėrimeve paraprake, Kabineti i ri qeveritar do tė jetė i njohur mė sė voni deri nga mesi i korrikut dhe nė tė do tė participojė sė paku njėra prej partive politike shqiptare. /Makfaks/

DiKarlo takon Thaēin
dhe Ahmetin pėr Qeverinė

Gazeta Koha
Shkup, 26 qershor - Mandatari pėr formimin e qeveris sė re, Nikolla Gruevsi, sot do ti vazhdojė bisedimet pėr pėrbėrjen e re qeveritare me kryetarin e PDSH-sė, Menduh Thaēi, atė tė BDI-sė, Ali Ahmeti dhe me liderin e PAE, Fiat Canovski. Ndėrsa, gjatė vizitės sė sotme nė Shkup, edhe zėvendės-ndihmės sekretarja amerikane e shtetit, Rozmari DiKarlo nė mes tjerash do tė diskutojė me Gruevskin, Thaēin dhe Ahmetin pėr formimin e koalicionit tė ri qeveritarė.
"Me takimet me liderėt e tri partive politike, kryeministri Gruevski do ta hapė raundin e ri tė bisedimeve pėr zgjerimin e shumicės qeveritare", ka deklaruar zėdhėnėsi qeveritar Ivica Boceski.
Ndėrkaq, Ambasada amerikane nė njoftimin e saj bėn tė ditur se zyrtarja e SHBA-ve sė bashku me udhėheqėsit shtetėror dhe politik nė Maqedoni do tė bisedojnė rreth zhvillimeve aktuale politike nė vend dhe jashtė, duke pėrfshirė kėtu edhe marrėdhėniet bilaterale midis SHBA dhe Maqedonisė, zgjedhjet parlamentare nė Maqedoni, diskutimet pėr formimin e koalicionit qeveritar, ēėshtje tė lidhura me Kosovėn dhe NATO perspektivat e Maqedonisė.
Dy partitė politike shqiptare nė bisedimet me mandatarin Gruevski, thonė se nuk heqin dorė nga kėrkesat e tyre, tė cilat kanė tė bėjnė me pėrmirėsimin e statusit politik tė shqiptarėve nė Maqedoni. PDSH dhe BDI kanė njoftuar se nė rast se vendosin qė tė jenė pjesė e qeverisė sė ardhshme nuk heqin dorė nga marrėveshjet e tyre, tė Marsit dhe Majit, tė cilat parashohin avancimin e tė drejtave tė shqiptarėve siē ėshtė pėrdorimi i gjuhės shqipe, zgjidhja e statusit tė invalidėve dhe familjeve tė dėshmorėve, pėrdorimi i flamurit, mbyllja e rasteve tė Hagės tė cilat gjykatat e Maqedonisė janė duke i proceduar, si dhe njohja e pavarėsisė sė Kosovės.
Ndryshe, kryetari i VMRO-DPMNE-sė, Nikolla Gruevski, pas marrjes sė mandatit tė hėnėn filloi bisedimet me kryetarin e PDSH-sė Menduh Thaēi dhe BDI-sė Ali Ahmetin, megjithėse tė dy partitė paraprakisht kanė shfaqur qėndrime se nuk do tė futen bashkėrisht nė Qeveri..

..

Edhe BDI edhe PDSH bėjnė lista pėr ministra

Gazeta LAJM


Nė pritje tė vendimit pėrfundimtarė tė Gruevskit se cilėn parti shqiptare do tė ftojė nė koalicionin qeverisės, dy partitė mė tė mėdha shqiptare Bashkimi Demokratik pėr Integrim (BDI) dhe Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), paralelisht kanė filluar tė piketojnė postet ministrore dhe tė pėrgatisin listat e kandidatėve mė serioz pėr ministra. Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-sė Nikolla Gruevski edhe zyrtarisht nga Brukseli paralajmėroi se do tė fillojė bisedimet me tė dyja partitė shqiptare edhe BDI-nė edhe PDSH-nė. “Pas kthimit tim nė Maqedoni do t’i fillojmė bisedimet me tė dy partitė politike shqiptare sa i takon koalicionimit”, porositi nga Brukseli Nikolla Gruevski.
Kryetari i BDI-sė Ali Ahmeti nga ana tjetėr nė njė intervistė pėr tė pėrditshmen shqiptare “Korrieri” ka deklaruar se partia e tij ėshtė e gatshme ta marrė pėrsipėr pėrgjegjėsinė pėr t’u bėrė pjesė e Qeverisė se re tė Maqedonisė.
“Do tė shohim, do t’i analizojmė gjėrat me urtėsi, me gjakftohtėsi dhe tė zgjedhim opsionin mė tė mirė qė t’i ēojmė ēėshtjet pėrpara. Ne do tė ballafaqohemi dhe ballafaqohemi me situata shumė tė rėndėsishme, siē ėshtė pėrmbyllja dhe implementimi i plotė i Marrėveshjes sė Ohrit, anėtarėsimi i Maqedonisė nė NATO, siē ėshtė fillimi i bisedimeve pėr nė BE, zgjidhja e mosmarrėveshjeve me shtetet fqinje, Greqinė dhe njohjen e Republikės sė Kosovės”, ka thėnė Ahmeti. Burime partiake nė BDI thonė se nėse bėhen pjesė e pushtetit ekzekutiv ish zėvendėskryeministri Musa Xhaferi ėshtė kandidati mė serioz tė udhėheqė me Ministrinė e Arsimit dhe Shkencės, pėr ku si kandidat i mundshėm pėrmendet edhe ish ministri Aziz Pollozhani. Teuta Arifi llogaritet si kandidate mė serioze zėvendėskryeministre pėr Implementimin e Marrėveshjes sė Ohrit, por pėrmendet edhe si kryetare e mundshme e Parlamentit. Blerim Bexheti do tė marrė Ministrinė e Drejtėsisė pėr shkak tė besnikėrisė sė treguar ndaj BDI-sė nė kohėn kur PPD-ja e prishi koalicionin. Sadulla Duraku mund tė marrė post ministror pėr shkak tė kompromisit qė ka bėrė pėr t’u tėrhequr nga gara pėr deputet duke i lėshuar vendin Xhemal Jasharit. Talat Xhaferi pritet tė jetė ministėr ose zėvendėsministėr nė Ministrinė e Mbrojtjes. Por, pėr kėtė post nuk pėrjashtohet as sekretari i pėrgjithshėm i partisė, Gėzim Ostreni. Nėse PDSH-ja bėhet pjesė e qeverisė sė re, burime pranė kėsaj partie thonė se zėvendėskryeministėr pėr implementimin e Marrėveshjes sė Ohrit do tė jetė Besim Dogani. Imer Aliu i cili ka udhėhequr me kėtė post ka rėnė nga kombinimi pėr shkak tė deklaratės sė tij se nuk do tė bashkėpunojė me Gruevskin dhe akuzave ndaj kryeministrit se ėshtė proserb dhe prorus. Gjasa mė tė mėdha pėr tė qenė ministėr i Ekologjisė ka pėrsėri Xhelil Bajrami, me rezultatet e tė cilit ėshtė i kėnaqur kreu i partisė. Nė rast se mbetet pjersė e Qeverisė kandidat mė serioz i PDSH-sė pėr ministėr arsimi pėrmendet rektori aktual i USHT-sė Sadi Bexheti, kurse ministri aktual Sulejman Rushiti do tė kalonte nė Ministrinė e Kulturės. Ruzhdi Matoshi ka pasur gjasa tė mėdha pėr ministėr tė Bujqėsisė mirėpo pėr shkak tė disfatės sė madhe qė pėsoi nė zgjedhje shanset e tij pėr ministėr janė zvogėluar. Nėnkryetari i partisė Imer Selmani sipas tė gjitha gjasave do tė ruajė postin e ministrit tė Shėndetėsisė.


BDI nė epėrsi nė rivotimin
BDI nė rivotimin e djeshėm fitoi 38.642 vota, pėrderisa PDSH 32.133, nė tri njėsitė zgjedhore nė tė cilat rivotohej, lajmėroi mbrėmė KSHZ-ja. Pjesėmarrja e votuesve nė rivotimin arrinte 48,90 pėr qind. 
 

  • Zgjedhje nė  Maqedoni
    BDI paraprakisht shpalli fitore nė rivotimin e zgjedhjeve parlamentare, duke lajmėruar pėr epėrsi nė tė tri njėsitė zgjedhore, ku rivotohej. BDI-ja pret 18 vende parlamentare, pėrballė 10 vendeve tė PDSH-sė.
    PDSH lajmėroi se ka fituar 13 deputetė dhe akuzoi pėr njė varg vjedhjesh zgjedhore, gjegjėsisht pėr 35.000 vota tė vjedhura nga BDI-ja.
    Koalicioni "Pėr Maqedoni mė tė mirė" i kryesuar nga VMRO-DPMNE nė zgjedhjet e parakohshme parlamentare qė u mbajtėn mė 1 qershor dhe nė rivotimin e sė dielės ka fituar 481.602 vota, Dielli - Koalicioni pėr Evropė 233.362 vota, BDI-ja 125.997, PDSH-ja 83.678, PAE 14.473 dhe PDP-ja 5.209 vota.
    Rivotimi i zgjedhjeve parlamentare nė Maqedoni kaloi nė atmosferė tė qetė me prani tė fuqishme policore.
    Policia arrestoi mbi dhjetėra persona lidhur me zgjedhjet dhe lajmėroi pėr disa incidente, por ato nuk ishin serioze, pėr dallim nga 1 qershori kur nė vargun e incidenteve tė rėnda kishte njė tė vdekur dhe disa tė plagosur.
    Rivotimi u mbajt nė tri njėsi zgjedhore, tė parėn, tė dytėn dhe tė gjashtėn, me gjithsej 161.874 votues tė regjistruar. Kryesisht rivotohej nė vende me popullatė dominante shqiptare.
    Bashkėsia ndėrkombėtare e porositi Maqedoninė se rivotimi ėshtė shansi i fundit pėr pėrmirėsimin e pėrshtypjes nga dhuna e 1 qershorit, para rekomandimit eventual nga Bashkimi Evropian pėr fillimin e negociatave pėr anėtarėsim, por edhe pėr hyrje nė NATO


 

 

12.06.08
Takim Gruevski-Thaci per rivotimin
Kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski u takua sot nė ambientet e kryeministrisė me liderin e Partisė Demokratike Shqiptare, Menduh Thaēi.
Gjatė bisedės u fol pėr rrjedhėn aktuale tė procesit zgjedhor si dhe pėr problemet dhe sfidat me tė cilat ballafaqohet Republika e Maqedonisė gjatė kėtij procesi.
Nė takim u pėrsėritėn angazhimet qė dita e rivotimit tė kalojė nė njė atmosferė korrekte dhe demokratike.
Kryeministri pėrsėriti angazhimin e tij qė tė gjithė qytetarėt maqedonas tė realizojnė tė drejtėn e tyre tė zgjedhjes dhe tė shprehin vullnetin e tyre tė lirė nė konstituimin demokratik tė Parlamentit tė Maqedonisė

12.06.08 
BE: Presim rivotime te qeta
Rivotimi mė 15 qershor duhet tė jetė i qetė, korrekt dhe demokratik, pasi kjo ėshtė njė mundėsi pėr Maqedoninė tė tregojė se mund tė ndalojė pėrsėritje tė incidenteve serioze si mė 1 qershor, theksohet nė deklaratėn e pėrbashkėt tė Zyrės sė Komisionit Evropian dhe ambasadorėve tė vendeve anėtare tė BE-sė nė Maqedoni.
Apelojmė tė gjithė tė pėrfshirėt nė procesin zgjedhor, para se gjithash, institucionet qeveritare, liderėt e partive politike dhe anėtarėt e tyre qė tė pėrmbushin detyrat dhe tė sigurojnė rivotim plotėsisht tė qetė dhe demokratik. Liderėt e partive duhet nė mėnyrė publike tė kėrkojnė nga pėrkrahėsit e tyre tė qėndrojnė tė pėrmbajtur ndaj provokimeve qė mund ta rrezikojnė legjitimitetin e zgjedhjeve, theksojnė ambasadorėt e BE-sė.
Tė gjithė ata qė prishin procesin zgjedhor duhet tė dėnohen, pa marrė parasysh pėrkatėsinė e tyre politike apo ēfardo pėrkatėsi tjetėr, shtojnė ambasadorėt.
Zyra e Komisionit Evropian dhe ambasadorėt e vendeve anėtare tė BE-sė nė Maqedoni pėrshėndetėn vendimin e Komisionit Shtetėror Zgjedhor pėr rivotim nė vendet ku ishin tė regjistruara incidente zgjedhore dhe mxisin qytetarėt qė mė 15 qershor tė realizojnė tė drejtėn e tyre demokratike tė votės



 

KSHZ anuloi zhgjedhjet nė 193 vendvotime




Me 15 qershor nė rivotime do dalin 170 mijė zgjedhės nė gjithsej 193 vend votime nga tre njėsive zgjedhore, 1, 2 dhe 6, preu Kosmioni shtetėro i zgjedhjeve


170 mijė votues nė gjithsej 193 vend votime qė i pėrkasin tre Njėsive zgjedhore, 1, 2 dhe 6, mė 15 qershor do tė dalin sėrish pėr tė realizuar tė drejtėn e tyre tė votės. Komisioni Shtetėror i Zgjedhjeve vendosi anulimin e votimeve pėr parregullsi, disa prej tyre me kėrkesė tė subjekteve politike.

"Nė njėsinė zgjedhore numėr 1 do tė thotė 14 vendvotime, nė njėsinė zgjedhore numėr 2, 29 vend votime dhe nė njėsinė zgjedhore numėr 6 116 vend votime. Pėrveē kėtyre 159 vendvotime qė u anuluan nė bazė tė ankesave tė koalicioneve dhe partive politike KSHZ-ja nė bazė tė nenit 151 tė Kodit zgjedhorė ka anuluar edhe 34 vend votime dhe atė: nė NJ.Z 1 12 vend votime, NJ.Z, 2 11 vend votime dhe nė NJ.Z. 6 11 vend votime. Rreth 170 mijė ėshtė numri i votuesve. Do tė rivotohet, vetėm nė ato vendvotime, ky procesi do tė ndikojė nė rezultatin pėrfundimtar", tha Jovan Josifovski, kryetari i KSHZ-sė.

Josifovski njoftoi se tė gjitha vendimet janė pėrgatitur dhe nė afat sa mė tė shkurtėr do tu dorėzohen parashtruesve tė ankesave qė nė rast pakėnaqėsie tė mund ti transferojnė tek gjykata supreme. Kjo e fundit ėshtė e obliguar qė nė afat prej 48 orėsh tė prononcohet nėse do ti pranojė apo do ti hedh poshtė ankesat e partive politike.
/alsat-m/

Nė qeveri, partia qė fiton legjitimitetin

Nė Maqedoni dy subjektet kryesore shqiptare BDI dhe PDSh thonė se nėse humbin nė zgjedhjet e njė qershorit, nuk do tė pretendojnė tė jenė pjesė e qeverisė.

Pėrfaqėsus tė dy partive Izet Mexhiti dhe Sulejman Rushiti kėto deklarata i bėnė gjatė programit tė BBC-sė "Forum" qė do tė transmetohet tė mėrkurėn nė emisionin tonė tė mėngjesit.
Zoti Mexhiti ėshtė shefi i shtabit zgjedhor tė BDI-sė:
"Edhe unė edhe lideri ynė Ali Ahmeti ka deklaruar vazhdimisht se BDI nuk do tė marrė pjesė nė qeveri nėse nuk merr mandatin nga populli shqiptar,"- tha zoti Mexhiti.
Deklaratė tė ngjashme bėri edhe Sulejman Rushiti, ministėr i Arsimit nė largim dhe kandidat pėr deputet i PDSh-sė:
"Mendoj se kėto zgjedhje do tė jenė sqaruese dhe ne do tė ecim pėrpara. Por nėse do tė dalim humbės nuk do tė pretendojmė tė jemi pjesė e pushtetit," - thotė zoti Rushiti.
Kjo ėshė hera e parė qė tė dy subjektet kryesore politike shqiptare tė thonė se nuk do tė jenė pjesė e koalicionit tė ri qeverisėsė nėse nuk janė fitues.
Ēėshtja e pėrfshirjes nė qeveri tė pative shqiptare ka qenė njė nga temat mė tė diskutuara nė qeverisjen e kaluar.
Nė zgjedhjet e vitit 2006 udhėheqėsi i VMRO DPMNE-sė Nikolla Gruevski, nė cilėsinė e mandatarit ftoi nė qeveri PDSh-nė edhe pse ajo kishte mė pak deputetė.
Kjo situatė shkaktoi krizė edhe nė funksionimin e parlamentit pėr shkak tė parimit tė shumicės sė dyfishtė.
Pėr disa ligje, qė tė miratohen, veē shumicės sė pėrgjithshme nevoitet edhe shumica e votave tė deputetėve jo maqedonas, tė cilėn shumicė e kontrollonte BDI.
Vėshtirėsitė e funksionimit tė ligjvėnėsit shtynė BDI-nė qė tė kėrkojė zgjedhje tė parakohshme, kėrkesė e cila u pranua nga mazhoranca e kaluar

22.05.2008
MOST: Tė respektohen thirrjet pėr zgjedhje tė lira dhe demokratike

Lėvizja qytetare MOST sot nė mesin e fushatės zgjedhore
doli me raport pėr rrjedhėn e deritanishme tė fushatės.
Raporti ėshtė i realizuar nė
bazė tė 86 raporteve tė zyrave rajonale tė kėsaj organizate.
Drejtori ekzekutiv i MOST-it, Darko Aleksov tha se partitė politike deri mė tani kanė shkelur Kodin pėr zgjedhje tė lira dhe demokratike.
“Lėvizja qytetar MOST konstaton se, sipas rrjedhės sė deritanishme tė fushatės parazgjedhore, Kodi i nėnshkruar pėr zgjedhje fer dhe tė lira, sė paku deri mė tani mund tė definohet si “Mundemi, kurse nuk ėshtė patjetėr” deklaroi Drejtori i lėvizjes MOST, Darko Aleksov.
Ai apeloi deri tek partitė politike qė seriozishtė t’i marrin thirrjet pėr zgjedhje tė lira dhe demokratike.

Kjo organizatė apelon deri tek partitė politike qė t’i kuptojnė seriozishtė thirrjet pėr organizim tė zgjedhjeve fer dhe tė lira” deklaroi Aleksov
Most kėrkoi qė nė interes tė demokracisė, tė qytetarėve tė Maqedonisė, tė pėrmbushjes sė kėrkesave tė bashkėsisė ndėrkombėtare pėr zgjedhje tė lira, tė mos tolerohen, aktet e dhunės, por tė sanskionohen tė gjitha aktet e paligjshme nė fushatė.
MOST gjatė vėzhgimit tė fushatės parazgjedhore ka regjistruar tė gjitha parregullsitė si sulmet ndaj shtabeve zgjedhore, fyerjet, frikėsimet e popullatės dhe keqpėrdorimin e fėmijėve.

22 maj 2008
Maqedonia me 103 raste tė SIDA-s


 - Ėshtė ndarė fond global prej 6.8 milionė euro pėr luftė kundėr tuberkulozit dhe virusit HIV-Sidės nė Maqedoni. Ministri i Shėndetėsisė, Imer Selmani, me kėtė rast informoi se bashkė me 20 organizata tė ndryshme kanė nėnshkruar marrėveshje pėr luftė kundėr tuberkulozit dhe HIV-Sidės. Bėhet fjalė pėr dy projekte tė mėdha qė sipas Selmanit para sė gjithash bazohen nė preventivėn e sėmundjeve tė tuberkulozit dhe HIV-Sidės. Sipas tij, projekti do tė fillojė nga ky muaj dhe do tė zgjasė deri nė vitin 2012, ndėrkohė pėr realizimin e tė njėjtit do tė harxhon 6. 8 milion euro pėr shėrim dhe preventivė tė HIV-Sidės dhe tuberkulozit.
"Do tė kisha pasur shumė dėshirė qė shqiptarėt tė mos infektohen me HIV-Sidėn, mirėpo nuk mund tė parandalohet njė situatė e tillė, edhe pse numri i tyre ėshtė shumė i vogėl", shprehet ai. Ministri i Shėndetėsisė, Imer Selmi paralajmėron se pėrmes buxhetit shtetėrorė sigurohen barna tė gjeneratave mė tė reja kundėr sėmundjes sė Sidės dhe tuberkulozit. Tė gjitha testimet dhe shėrimi kundėr Sidės dhe tuberkulozit bėhet pa pagesė dhe mbulohen nga fondi global. Ai thotė se gjenerata mė e re e ilaēeve ėshtė nė procedurė tė blerjes, ndėrsa tė njėjtat do tė shpėrndahen pa pagesė.
"Ėshtė njė fushatė dhe koncept mjaftė modernė ku involvohen shumė OJQ qė direkt do tė komunikojnė me ata qė kanė nevojė, e posaēėrisht grupet e ndjeshme tė margjinalizuara qė kanė rrezik tė madh nga kėto sėmundje, si Sidė ose tuberkuloz", thekson Selamni, duke shtuar se pak organizata kryesisht shqiptare merren me kėto problematika. Ndryshe, tė dhėnat statistikore bėjnė tė ditur se momentalisht nė Maqedoni janė tė regjistruar 103 tė regjistruar, prej tė cilėve 77 persona tė infektuar me SIDA, ndėrsa 26 HIV pozitiv, si dhe nga numri i pėrgjithshėm 55 tani mė kanė ndėrruar jetė. Ndėrkohė, me tuberkulozė janė evidentuar 563 raste nė vitin 2007....

Fuere e Millovanoviq takojnė Thaēin e Ahmetin

Shkup, 16 maj - Lideri i Partisė Demokratike Shqiptare(PDSH), Menduh Thaēi dhe ai i Bashkimit Demokratik pėr Integrim (BDI), Ali Ahmeti, tė premten kanė zhvilluar takime tė ndara nė zyrėn e BE-sė nė Shkup, me ambasadorin e BE-sė Ervan Fure, pėr tė diskutuar pėr incidentet e paradokohshme elektorale. Nė kėtė takim ka marrė pjesė edhe ambasadorja e SHBA-ve nė Shkup, Xhilian Millovanoviq. Dy ambasadorėt kanė kėrkuar nga liderėt shqiptarė qė tė ndikojnė me autoritetin e tyre, nė qetėsimin e situatės paraelektorale, nė mėnyrė qė tė mos pėrsėritėn incidentet e ditėve tė fundit.
Kryetari i PDSH-sė, Menduh Thaēi, bėhet e ditur se u ka premtuar ambasadorėve Fuere dhe Millovanoviq se do tė bėjė tė pamundurėn pėr normalizimin e situatės si dhe nuk do tė kursehet qė tė kontribuoj nė qetėsim e plotė tė situatės.
Ndryshe ky takim i ambasadorėve me liderėt kryesorė shqiptarė, ka ardhur pas disa incidenteve nėpėr zonat shqiptare nė prag tė zgjedhjeve tė parakohshme tė 1 qershorit. (R.K).

Pikėt politike rrezikojnė paralelet e Manastirit
Kėshilli i prindėrve nė mbėshtetje tė Konkursit pėr formimin e paraleleve tė mesme shqiptare nė qytetin e Manastirit, rrezikohet tė mos formohet pėr shkak tė presioneve politike, qė sikurse thonė nė shoqatėn “Bashkimi”, bėhet nga dy partitė mė tė mėdha politike shqiptare. “Edhe Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) edhe Bashkimi Demokratik pėr Integrim (BDI), bėjnė presione tek prindėrit qė tė mos formohet ky Kėshill, pasi duan tė fitojnė pikė nė kurriz tė arsimit shqip nė Manastir”, tha Fėrgim Demiri, kryetari i shoqatės. Sipas tij, kjo ėshtė edhe arsyeja pėrse nuk u formua Kėshilli, nė takimin qė ishte caktuar tė mbahet tė dielėn. “Nė tė gjitha fshatrat dhe qytet, ku ka nxėnės tė klasave sė teta, i patėm kontaktuar prindėrit dhe u morėm vesh qė ta formojmė njė Kėshill, i cili do tė menaxhonte nė terren situatėn nė favor tė formimit tė atyre paraleleve”, tregon ai. Kėshtu pohon edhe Veski Bajrami, sekretari i shoqatės. “Anėtarė tė tė dyja partive, u thonė prindėrve se nuk u duhet atyre qė tė merren me formimin e kėshillin”, plotėson mė tej Bajrami. Ai nuk ka asnjė dyshim se partitė duan t’i marrin pėr vete tė gjitha meritat pėr formimin e paraleleve. Ndėrkaq, Demiri, tregon se “nė njė tubim tė PDSH-sė, nė Strugė, ku kanė marrė pjesė edhe shqiptarė tė fshatrave tė Strugės, Prespės dhe Manastirit, kryetari Menduh Thaēi u ka sugjeruar atyre tė mos merren me formimin e kėshillave tė prindėrve”. Sepse, kėto janė punė tė cilat rregullohen nga lart, citon tė ketė thėnė Thaēi.
Demiri, kryetari i tė vetmes organizatė jo politike shqiptare nė rrethin e Manastirit, pohon se tendencat pėr tė penguar formimin e atij Kėshilli, vijnė edhe nga dega e BDI-sė opozitare, qė sipas tij nuk ėshtė e interesuar qė epilogu pozitiv i formimit tė paraleleve shqiptare tė rezervohet pėr pas zgjedhjeve parlamentare tė qershorit, me shpresėn se do vijnė nė pushtet e si rezultat i kėsaj tė marrin e meritat pėr hapjen e paraleleve nė muajin shtator. “Thjeshtė tė dyja paritė kanė tendencė qė tė pėrjashtojnė prej kėtij procesi shoqėrinė civile”, shprehet Demiri. Ai dhe Bajrami, vlerėsojnė se lejimi i paraleleve nė Konkurs ėshtė vetėm njė akt politik. Pa organizmin e prindėrve dhe tė nxėnėsve, paralelet nuk mund t’i formon asnjė ministėr pa varėsisht parisė qė i takon. Kėshilli i prindėrve, mendohej tė shėrbente edhe si instrument pėr zgjidhjeje shumė problemeve arsimore, tė cilat janė tė panumėrta ė atė pjesė tė Maqedonisė.
                                                                                                                                 
                       horizontal rule

                                                            Lajme nga Kosova

 


Sejdiu: Nuk do tė ketė ndarje tė Kosovės


Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu ka vlerėsuar se ndarja e kompetencave nė mes tė UNMIK-ut dhe EULEX-it, pas letrės sė sekretarit tė pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara, Ban Ki-Moon, nuk e ēon Kosovėn drejt ndarjes.

Nė njė intervistė dhėnė pėr Radion “Deutsche Welle”, Sejdiu ndėr tė tjera ka thėnė se tėrėsia territoriale e Kosovės ėshtė e garantuar me qėndrimin ndėrkombėtar dhe vullnetin politik tė popullit tė Kosovės.

Ai ka thėnė se procesi i negociatave pėr statusin e Kosovės ka pėrfunduar dhe ka shtuar se, Kosova gėzon pėrkrahje ndėrkombėtare. Kėtė pėrkrahje presidenti Sejdiu e sheh nė njohjen e Kosovės si shtet sovran dhe tė pavarur nga shtetet e ndryshme tė botės – ndėrsa sovraniteti, sipas tij, “nėnkupton edhe tėrėsinė territoriale dhe pavarėsinė”.

Sa u pėrket strukturave paralele, tė krijuara nga serbėt nė Kosovė, presidenti Sejdiu ka thėnė se ato struktura nuk do tė kenė asnjė lloj ndikimi tė veēantė dhe afatgjatė – pėrpos atij momental. Kėto struktura, sipas tij, e mbajnė njė pjesė tė popullit serb nė iluzione.

Sejdiu u ka bėrė thirrje qytetarėve serbė tė Kosovės qė tė integrohen nė jetėn e pėrditshme nė Kosovė dhe t’i kthehen realitetit. Ai ka thėnė se ata duhet tė jenė pjesė e institucioneve tė Kosovės dhe t’i realizojnė tė drejtat e tyre qytetare dhe liritė sikur tė gjitha bashkėsitė tė tjera nė Kosovė.

Ndėrkaq i pyetur pėr planin e presidentit serb, Boris Tadiq qė nė vjeshtė tė kėrkojė nga Gjyqi Ndėrkombėtar - vlerėsimin ligjor pėr pavarėsinė e Kosovės, dhe nėse ky veprim mund tė ndikojė nė situatėn nė Kosovė, Sejdiu ka thėnė se, kjo ėshtė njė qasje e keqe e Serbisė, pra edhe e presidentit tė saj.

Ai ka thėnė se Kosova nuk ėshtė shkėputur nga njė trup tjetėr – duke theksuar se Kosova ka trupin e saj dhe i takon popullit dhe qytetarėve tė saj./telegrafi/

15 Jun 2008
Feith- Gjėrat nė Kosovė tani mė tė qarta
Zoti Feith thotė se zoti Ban ka njohur realitetin nė Kosovė
I dėrguari special i BE-sė pėr Kosovėn, Peter Feith thotė se pėr Kosovėn tani fillon njė periudhė e re pas hyrjes nė fuqi tė kushtetutės.
Misioni pėr vendosje tė rendit i njohur si EULEX sipas tij do tė fillojė tani dislokimin dhe do tė jetė tėrėsisht operues deri diku nga tetori.

 


  • Por nė kohėn kur serbėt vazhdojnė tė mos njohin pavarėsinė e kushtetuės dhe ku tani po flitet edhe pėr njė parlament serb pėrkrah atij tė Kosovės, a mund tė flitet pėr njė farė tronditje.
    BBC bisedoi me zotin Peter Feith dhe i kėrkoi atij reagimin.
    Feith: Tronditje nuk ėshtė fjala e duhur. Mendoj se tani ėshtė njė periudhe e re qė po fillon pėr Kosovėn.Sekretari i pėrgjithshėm i OKB ka njohur realitetin nė terren dhe ka vendosur tė rikonfigurojė praninė e OKB kėtu dhe kjo do t'i japė qeverisė autoritet tė plotė nė gjithė kompetencat qė ka. Kjo ėshtė e rėndėsishme dhe ka rėndėsi pėr vendin.
    BBC: Por a nuk ėshtė rasti atje qė OKB do tė vazhdojė tė ushtrojė autoritet nė zonat ku ka sasi tė mėdha me serbė?
    Feith: Ju duhet tė dini se administratės qė ka qenė nė Kosovė pėr 9 vjet po i afrohet fundi. Dhe OKB do tė ndėrmarrė vetėm njė sasi tė kufizuar detyrash qė nga ky moment e mė pas.
    BBC: Po dihet zoti Feith se ka patur shumė shqetėsime tė shprehura edhe para vėnies nė zbatim tė kushtetutės se si do tė funksionojė e gjithė kjo gjė, pasi dihet se jo ēdo gjė ka pėrfunduar pėrsa i pėrket arranxhimeve?
    Feith: Ėshtė e vėrtetė se sekretari i pėrgjithshėm i OKB-sė ende ka pėr tė dalė me udhėzime pėr pėrfaqėsuesin e vet special kėtu nė Prishtinė, por mendoj se tani gjėrat janė mė tė qarta. Nė parim, kjo do tė lejojė dislokimin e misionit tė ligjit dhe rendit tė BE-sė nė gjithė Kosovėn, pėrkohesisht nėn ombrellėn e OKB dhe pėrfaqėsuesi i veēantė ndėrkombėtar, rol qė unė kam nderim tė kem tani, do tė mbikqyrė veprimet e qeverisė nė zbatimin e planit Ahtisaari. Kėshtu qė mendoj se tani ka mė shumė qartėsi dhe nuk ka pse tė ketė konfuzione.
    BBC: Tani ėshtė periudhė shumė e rėndėsishme pėr udhėheqėsit e Kosovės. Ku e shihni ju dhe kolegėt tuaj rolin qė mund tė luani?
    Feith: Ne duam tė ndihmojmė qeverinė nė zbatimin e ligjeve qė janė pranuar nga asambleja dhe qė hynė nė fuqi tė Dielėn dhe ato kanė kryesisht tė bėjnė me komunitetet. Kėshtu qė i takon qeverisė tė punojė shumė pėr tė fituar besimin e tė gjitha minoriteteve, veēanėrisht tė minoritetit serb nė veri dhe enklava.
    BBC: Po pėrsa i pėrket sundimit tė rendit duke ditur se nė krye ka njerėz tė rinj qė nuk kanė dhe aq pėrvojė. Ku e shihni ju rolin tuaj?
    Feith: Misioni pėr vendosje tė rendit i njohur si EULEX do tė fillojė tani dislokimin dhe do tė jetė tėrėsisht operues deri diku nga tetori dhe ai do tė ndihmojė qeverinė tė ndėrtojė njė sistem juridik modern multietnik. Ky ėshtė njė kontribut mjaft i rėndėsishėm i BE-sė nė atė qė BE i hap njė perspektivė Kosovės si pjesė e Ballkanit perėndimor. Po pėrsa mė pėrket mua, njė fushė e rėndėsishme ėshtė zhvillimi i ekonomisė, pėr tė sjellė pėrsėri rritje tė ekonomisė. Siē e dini papunėsia ėshtė ende shumė e lartė, mė shumė se 40% dhe kjo ėshtė shkak potencial pėr mungesė stabiliteti


    Daniel Fried uroi presidentin Sejdiu

    Ndihmėssekretari amerikan i Shtetit pėr Ēėshtjet Evropiane dhe tė Euroazisė, Daniel Fried i ka telefonuar tė dielėn presidentit tė Republikės sė Kosovės, dr. Fatmir Sejdiut, tė cilit ia uroi hyrjen nė fuqi tė Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės.
    Me kėtė rast, Fried i premtoi presidentit Sejdiu ndihmėn e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės pėr zhvillimin e Kosovės sė pavarur, demokratike dhe prosperuese pėr tė gjithė qytetarėt e saj.

 

Kosova - temė e Kuvendit Parlamentar tė NATO-sė nė Berlin

Nė kėtė konferencė e cila do zgjasė deri tė martėn e javės sė ardhshme, do tė trajtohet nė vijim edhe e ardhmja e politikes se sigurisė dhe politikes mbrojtėse nė Kosovė dhe Ballkan. Krahas cėshtjes sė sigurisė ėshtė duke u trajtuar edhe tema rreth punimeve tė Tribunalit tė Hagės nė raport me luftėrat e zhvilluara si dhe krimet e bėra nė ish Jugosllavi. Pritet qė nė seancėn e sė nesėrmes Kosova ta zė vendin qendror, ndėrkaq qė do diskutohet edhe raporti politik dhe cėshtja e sigurisė dhe politikes mbrojtėse mes Rusisė dhe Bashkimit Evropian. Parlamentaret pjesėmarrės do t’i prese edhe kancalrja gjermane Angela Merkel, ndėrkaq qė do tė referojnė edhe ministri gjerman i mbrojtjes Franc Josefjung, ministri i jashtėm gjerman Frank Walter Steinmeier dhe sekretari i pėrgjithshėm i NATOs Jaap de Hoop Shefer. Nė takimin e nivelit tė lartė tė NATOs nė Berlin po marrin pjesėė edhe parlamentarė tė Shqipėrisė, ndėrkaq pėr herė tė parė edhe parlamentare nga Kosova.


Republika e Ēekisė njohu Kosovėn



Ministria e Punėve tė Jashtme tė Ēekisė ka bėrė tė ditur se Qeveria e kėtij vendi ka njohur Kosovėn si shtet tė pavarur.

Pėrmes njė deklarate Ministria e Punėve tė Jashtme tė Ēekisė ka bėrė tė ditur se ėshtė miratuar propozimi pėr vendosjen e marrėdhėnieve diplomatike nė nivel shtetėror me Kosovėn.

Deklarata shton se Republika e Ēekisė beson se njohja e Kosovės do tė ndihmojė nė stabilizimin e rajonit.

Republika e Ēekisė ėshtė vend anėtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s. /telegrafi

DiCarlo: Statusi i Kosovės ėshtė zgjidhur


Lajm


Statusi i Kosovės ėshtė i  zgjidhur dhe pėr atė nuk mund tė ketė mė negociata, por mund tė bisedohet pėr marrėdhėniet ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė, deklaroi zėvendės-ndihmėsja e Sekretares sė Shtetit, Rosemary DiCarlo.

Nė njė takim me njė grup gazetarėsh nga Serbia, DiCarlo tha se periudha pas 15 qershorit kur hyn nė fuqi Kushtetuta e Kosovės ėshtė "ditė e rėndėsishme", dhe se Shtetet e Bashkuara duan tė shohin pėrparim nė Kosovė, veēanėrisht nė fushėn e decentralizimit dhe tė mbrojtjes sė pakicave.

Lidhur me raportet e qeverisė sė re tė Serbisė ndaj Kosovės, DiCarlo tha se Kosova ėshtė e pavarur, dhe kjo ėshtė e pakthyeshme, ndėrsa qėllimi tash ėshtė qė tė sigurohet mbrojtja e tė gjithė banorėve tė Kosovės dhe zhvillimi ekonomik, veēanėrisht i serbėve.

DiCarlo gjithashtu tha se zgjedhjet nė Serbi treguan se shumica e qytetarėve duan ta shohin vendin nė Bashkimin Evropian, dhe shfaqi shpresėn se qeveria e ardhshme do ta ndjekė vullnetin e tyre.


Carpenter: Nuk ka pėr ēfarė tė bisedohet...

Ngjashėm me DiCarlon nė njė intervistė pėr “Zėrin e Amerikės” ka deklaruar edhe Ted Galen Carpenter nga Instituti CATO nė Washington. Ai ka thėnė se qėndrimi i Washingtonit dhe i vendeve kryesore tė Bashkimit Evropian ėshtė se statusi i Kosovės ėshtė zgjidhur dhe se Kosova tani ėshtė e pavarur.

Carpanter, nėnpresident pėr ēėshtjet e mbrojtjes dhe tė politikės sė jashtme nė Institutin CATO, duke u pėrgjigjur rreth nismės sė Rusisė, Indisė dhe Kinės qė tė ringjallen bisedimet pėr statusin e Kosovės, theksoi se tani "nuk ka pėr ēfarė tė bisedohet pėrveē pėr marrėdhėniet e ardhshme tė Serbisė sė pavarur dhe Kosovės sė pavarur".

"Megjithatė nuk besoj se qėndrimet e kėtyre vendeve do tė kishin ndikim tė madh nė Perėndim, por nėse do tė ketė, kjo mund tė ndikojė nė ndarjen eventuale tė Kosovės, ashtu qė pjesėt me shumicė popullsie serbe tė mbeten nė kuadėr tė Serbisė. Pėr kėtė edhe mė mund tė bisedohet, me gjithė qėndrimin e fortė tė Perėndimit pėr kėtė ēėshtje, kryesisht pėr shkak tė jogatishmėrisė sė tė disa vendeve qė tė njohin pavarėsinė e Kosovės", tha Carpenter.

 

 

 

 

 

                                 horizontal rule


  •                                                           Lajme nga Bota

  • Ekzekutohen dy shqiptarė nė Athinė



  • Mbrėmė rreth orės 23, Athina ėshtė terrorizuar nga breshėritė e kallashnikovit, prej tė cilėve humbėn jetėn 2 shqiptarė dhe njė rumun. Sipas burimeve tė policisė helene, tre personat e vrarė ndodheshin nė njė bar, kur njė makinė e mbėrritur aty pranė ka shkrehur armėn automatike duke i lėnė tė vdekur.

    Policia e konsideron ngjarjen si njė larje hesapesh mes grupesh rivale. Ndėrkaq, ėshtė mėsuar emri i vetėm njė prej viktimave, 24 vjeēarit, F.L nga Mirdita, ndėrsa pėr shtetasin tjetėr nuk dihet ende asgjė.

    Lajmit i ėshtė bėrė njė jehonė e madhe nė mediat greke./gazetastart

  • Tėrmet nė Kinė, tė paktėn 900 tė vdekur


    Tė paktėn 900 nxėnės mendohet tė jenė varrosur pėr sė gjalli, nė rrėnojat e dy shkollave fillore nė provincėn kineze, Sichuan pasi njė tėrmet i fortė goditi rajonin.

    Agjencia e lajmeve Hsinhua, bėri tė ditur se qindra tė tjerė janė plagosur, ndėrkohė qė numri i viktimave nga tėrmeti katastrofik mund tė jetė mė i madh. Autoritetet, deri tani kanė tė listuar vetėm 6 persona tė vdekur, ndėrkohė qė nuk ka konfirmim pėr fatin e shumė njerėzve dhe dėmeve nė rajon. Autoritetet dhe skuadrat e shpėtimit po kontaktojnė me zonat, rrugėt dhe linjat telefonike e tė cilave u ndėrprenė pas rėnies sė tėrmetit. Lėkundjet u regjistruan me fuqi 7.5 ballė nė provincėn Sishuan, mė pak se 100 kilometra nga kryeqyteti provincial Ēengdu. Tėrmeti u ndje nė pjesėn mė tė madhe tė Kinės si dhe deri nė Bangkok tė Tajlandės, rreth 3 300 kilometra larg, ku ndėrtesat e qeverisė u lėkundėn pėr disa minuta.

  • Austriakja mbyllet 24 vjet nė bodrum

    • VJENĖ - Nė Austri ėshtė lajmėruar tė dielėn njė rast ekstrem i incestit. Nė lidhje me rastin nė fjalė policia ka njoftuar se ėshtė arrestuar njė njeri 73-vjeēar i cili dyshohet se e ka mbajtur 24 vjet tė mbyllur vajzėn e vet, vajzė kjo e cila tashmė ėshtė 42-vjeēare. Ai njeri me vajzėn e vet Elisabeth F. do t'i ketė krijuar shtatė fėmijė.
      Sipas policisė atyre iu ka vdekur njė fėmijė. Ndėrsa fėmijėt e tjerė sillen prej moshės pesė deri nė moshėn njėzet vjeēare. Pra, sipas zyrės sė shtypit tė Austrisė (APA) kėtu bėhet fjalė pėr tre djem dhe tri vajza.
      Mėsohet se mė pas definitivisht duhet tė bėhet hulumtimi i DNA-sė pėr tė vėrtetuar se a janė krijuar ata fėmijė nga keqpėrdorimi i gruas nga babai i tyre.
      Ēėshtja nė ecje e sipėr
      Kjo ēėshtje ishte hapur nė momentin kur njė vajzė njėzet vjeēare shumė e sėmurė ishte pranuar nė spitalin e Amstettenit, spital ky ndėrmjet Vjenės dhe Linzit.
      Eksiton mundėsia qė ajo tė jetė njėra nga fėmijėt e cila ka lindur si pasojė e keqpėrdorimit. Ngase mjekėt nuk mundnin ta dinin se ēka e mundonte pacienten, mu pėr atė spitali edhe kishte kėrkuar qė tė lajmėrohet nėna e asaj vajze tė humbur.
      Kėshtu qė mė pas kishte filluar edhe policia ta kėrkojė atė grua. Tashmė ajo grua ėshtė gjetur ku njėkohėsisht edhe bėhet me dije se asaj si dhe fėmijėve tė saj iu ka afruar ndihma profesionale.
      Letra
      Nė shtėpinė e 73-vjeēarit Josef F., nė vendin ku paramendohet se vajza e vogėl e tij njėzetvjeēare ėshtė gjetur jashtė vetėdijes, ėshtė gjetur edhe njė letėr e nėnės 42-vjeēe.
      Teksti tek autoritetet kishte zgjuar kureshtje. "Mos mė kėrkoni, sepse do tė jetė njė gjė e palogjikshme e cila vuajtjen time dhe tė fėmijėve tė mi do ta keqėsojė edhe mė shumė."
      Ērregullimi
      Sipas policisė Elisabeth F. pėrgjatė deklaratės se vet kishte shfaqur njė presion shumė tė ērregullt psikik, poashtu dhe njė gjendje tė keqe fizike.
      Pas njė bisede tė gjatė tė cilėn policia e kishte zhvilluar me tė, kur policia e kishte siguruar atė se ajo mė nuk do tė ketė kontakt me tė atin e saj si dhe do tė ketė pėrkujdesje pėr fėmijėt e saj, atėherė 42-vjeēarja mė nė fund kishte dashur tė rrėfejė se ēka i ka ndodhur asaj.
      Keqpėrdorimi
      Ajo e kishte njoftuar policinė se ajo qysh nga mosha njėmbėdhjetė vjeēare ishte keqtrajtuar nė mėnyrė seksuale nga i ati i saj. Nė gusht tė vitit 1984 Josef F. duke e ndjell do ta kishte shti vajzėn e vet nė bodrum ku dhe ja kishte lidhur duart.
      Sipas dėshmisė sė saj ajo grua ėshtė keqtrajtuar nė vitet nė vazhdim nga ati i saj . "Shpjegimet e gruas janė shumė pėr tu besuar", thotė Gerhard Sedlacek, njė punėtor nga Ministria Publike.
      Fėmijėt
      Mendohet se nga keqpėrdorimi seksual duhen tė kenė lindur qė tė shtatė fėmijėt, prej tė cilėve njė kishte vdekur. Tre prej fėmijėve ishin rritur dhe kishin vazhduar shkollimin nga familjari - incesttisti 73-vjeēar si dhe nga gruaja e tij. Familjarėve njeriu nė fjalė do t'iu ketė thėnė se ai ata fėmijė i ka adaptuar.
      Tre fėmijėt e tjerė sė bashku me nėnėn e tyre i kishte mbyllur nė bodrum. Rosemarie F., gruaja e 73-vjeēarit, tha se ajo nuk ishte fare nė dijeni pėr fėmijėt e mbyllur qė kishin qenė nė bodrum.
      Kampusch
      Para njė viti e gjysmė Austria ishte tronditur nga tregimi i Natascha Kampuschit, njė vajzė e cila mė vitin 1988 nė moshėn dhjetė vjeēare ishte zhdukur dhe mė vitin 2006 kishte arritur tė lirohet nga kidnapuesi.
      Kampuschi nga kidnapuesi i saj, i cili pas ikjes kishte bėrė vetėvrasje, ishte mbajtur e lidhur nė njė dhomė nėn njė tarracė. Pas kidnapimit tė Kampuschit Parlamenti Austriak ka pas vendosur bėrjen e njė ankete parlamentare.


     

     

     

     

     

    Pėr mė shumė informata mund tė vizitoni faqet e mė poshtme:
    http://www.lajmet.com/     
    http://www.lajmpress.com/

    http://www.setimes.com/cocoon/setimes/xhtml/sq/homepage/default