Manastir

Qyteti i Alfabetit

Receta Gatimi

Bakllava greke
  • Nevojiten: 8 veze, 8 luge sheqer, 1 bakin, 1 pako grize, 8 luge qumesht, 24 luge arra te bluara, 18 luge vaj Sherbeti: 1 kg sheqer, 1 liter ujë.
  • Vezet tunden mire me sheqer,pastaj qitet vaji,qumeshti,arrat perzihen mire ne fund qiten bakini dhe griza,qitet ne tepsi te madhe dhe piqet ne temperatur te ngadalesuar nje ore,pasi te piqet e leni te ftohet,sherbeti i qitet i nxehet. Me ket embelesire mund te pini ndonje pije te gazirume,ose lengje.
  •  

    • Ballakume
      MASAT
    •  

      1 kg sheqer, 0.4 kg tëlyn (gjalp), 7-8 kokrra vezë, 1 kg miell misri i situr, një dorë miell gruri,

      1 fixhan kafeje qumësht; një enë e madhe bakri e pakallajisur ose përndryshe prej qelqi.

      GATIMI

      Tretet tëlyni dhe lihet te fundërrojnë kripërat e tij. Pastaj tëlyni i vakët dhe pa kripërat e rëna në fund rrihet me sheqerin deri sa të bëhet një masë e bardhë. E mira është që rrahja e masës të bëhet me dorë, sepse përfundimi i përzjerjes ndjehet kur të duket se prek fije me dorën që po përzien masën e krijuar. Ndërkohë vezët janë përzjerë me qumështin më parë dhe shtohen dalëngadalë tek sheqeri i rrahur, duke vazhduar përzjerjen e këtij të fundit.

      Pastaj hidhet mielli dalëngadalë duke vazhduar perzjerjen me dorë. Mielli i grurit hidhet nga fundi. Duhet patur kujdes me hedhjen e miellit, sepse mielli i tepërt i bën të forta ballakumet pas pjekjes. Prandaj, pasi është harxhuar sasia e paracaktuar e miellit, brumi lihet 15-30 minuta në qetësi pavarësisht se ai mund të duket i qullët. Kjo kohë mjafton që grimcat e miellit të thithin lagështirën e brumit të qullët. Nëse shihet se brumi ka mbetur përsëri si i qullët, atëhere atij mund t'i shtohet edhe një dorë miell. Kështu me këtë brume ballakumet nuk do të shtrihen gjatë pjekjes.

    • Berxolla pule te mbushura

      Nevojiten: 4 copa mish te bardhe pule (berxolle pule), 2 speca te kuq mishatak, ½ tufe magdanoz, 1 luge senf, ½ levore limoni, disa thelpinje hudhre, vaj ulliri, krip dhe biber. 

    • 4 copa mish te bardhe te pules i pastron dhe i hap ne mes pergjysme i ben si gjep i kripos dhe i len pak me ndejt, ne nderkohe e pregadit mbushjen prej 2 speca te kuqe mishatak te cilet me pare i ke pjekë dhe i ke pastruar.

      Specat i copton ne copa te vogla i shton ½ levore te limonit te coptuar imte ne rende, gjysme tufe magdanoz, 1 luge gjelle senf, 3 luge vaj ulliri disa thelpinje hudhre , krip dhe biber.

      Me kete mbushje e mbush fileten e pules (berxollen) dhe e mbyll me rremojce. Ne nje fertere pak te thelle i qet vaj dhe i fergon filetat derisa te skuqen ne te dyja anet ngapak mandej i shton ngapak leng supe dhe keto mbulohen qe te pregaditen edhe 20 min e mandej i shton nje pavllak. Pasi te fergohen (pregaditen) i hjek prej ferteres dhe i pren ne dysh dhe siper i qet salcen qe ka mbetur ne fertere. Kjo mund te servirohet me patate ose oriz.

    • Bukë misri me djathë

      Nevojiten: 500 gr miell të bardhë misri, 250 gr djathë të thërrmuar, 2 vezë, 1 gotë qumësht, 1/2 e gotës vaj, 1 qese bakin (1 qese pluhur për ëmbëlsira), krypë.
      Brumi gatuhet në një enë më të thellë ku qitet mielli e në të qiten qumështi, vezët, djathi i thërrmuar, vaji, bakini dhe krypa, përzihen mirë dhe derdhen në tepsi të lyer me yndyrë. Futen në furrë të nxehtë e pastaj në temperaturë mesatare piqet derisa sipërfaqja të marrë një ngjyrë të verdhë më të mbylltë. Sipas shijes, servohet e nxehtë ose e ftohtë, me djathë, kos ose qumësht

    •    Buke me rozmarine


    • 1 dege rozmarine
      4-5 luge vaj ulliri
      15 gr.maja per buke
      2 luge plote me sheqer
      140 ml.uje i vaket
      350 gr. miell
      80 gr rrush i thate
      1-2 luge kripe

      Shkeputeni rozmarinen nga deget por mund te perdoret edhe e thate , duke lene ca prej tyre menjeane, fergojini ne nje tigan me tre luge vaj , ne zjarr te ngadalte per afer 10 min. Hiqni nga zjarri filtrojeni dhe lereni te vaket . Pergaditni majan , hidhi miellin ne nje tas te madh , hidhni kripe , vaj, sheqerin dhe ujin e mbetur duke e perzier , shperlajeni rrushin e thate shkundeni dhe tereni .Si te vije brumi pas 2 oresh vendosni ne siperfaqen e punes te bere me miell , punojeni apo ngjesheni per 3 min. duke e shtuar rrushin dhe rozmarinen .
      Ndajeni ne 6-8 racione dhe lyjeni ne siperfaqe me vajin e mbetur , duke formuar rrumbullake . Vendosini ne tave per pjekje , large njeri nga tjetri dhe ne secilen beni dy te prera ose dy vija qe te piqet me leht .
      Lerini te vijne per 30 min.
      Piqni ne furre ne 200 grade per rreth 20 min.

    • Buke thekre

      30 gr.maja birre kfasac
      1 luge me sheqer
      3 l. uje i vaket
      450 gr miell thekre
      250 gr miell i bardhe
      1 luge me fara koperi
      2 luge kripe
      2 luge vaj ulliri ose vaj

      Hidhni ne nje pjate dy tipet e miellit dhe farat e koperit , perziejini me kujdes dhe hidhni kripe ,shtoni majane ,vajin dhe perzijini mire dhe lejini te vij apo te bymejet posate mbaroj ardhja e pare e brumit kthejeni mbrapsht brumin mbi tavolinen e ebere me miell dhe punojeni apo ngjesheni per 1 deri ne 2 min. Ndajeni ne 4-6 pjese ,ne forme te rrumbullaket .Lereni te vijne per rreth 1 ore .
      Piqeni ne furre ne temp. 200 grade per rreth 30 min
      .

    • Burani
      Për 4-5 persona duhen:
      Spinaq 1kg, oriz 1 filxhan kafeje, vaj 4-5 lugë gjelle, qepë 1 kokërr, salce 1 lugë gjelle, krypë, piper, kopër.

    •  

      Spinaqi pastrohet, lahet dhe përvëlohet në ujë të vluar me krypë për 1-2 minuta. Orizi pastrohet, lahet dhe zihet derisa të jetë gjysëm i gatshëm, pastaj i hidhet spinaqi i përvëluar. Veç skuqet qepa derisa të marrë ngjyrë ari, shtohet salce domatesh, piper skuqet dhe pak dhe hidhet në spinaqin me oriz. Të gjitha së bashku ziejnë dhe 10 minuta derisa orizi të jetë gati. Në fund mund ti hidhet kopër ose nenexhik.

    • Byrek me spinaq

      Për 4-5 persona duhen:Miell 3 gota uji, uje 300 gram, spinaq 1 kg, vezë 1 kokërr, djathë 100 gram, vaj 1/2 filxhan caji, kripë, piper.

    •  

      Në tavolinë ose tepsi hidhet miell, në mes hapet gropë ku hidhet ujë me pak kripë. Për 1 kg miell merret 550-600 gram ujë, megjthëse kjo varet nga lagështia e miellit. Duke e përzier nga mesi, zihet një brumë i fortë i cili punohet për 10 minuta, ndahet në kuleçë, mbulohet me picetë të lagur dhe lihen për 20-30 minuta që të fitojë elasticitet. Nga çdo kulaç bëhen petë të vogla, secila prej tyre spërkatet me niseshte dhe vendosen 3-4 copë mbi njëra tjetrën, pastaj hapen petët e zakonshme. Spinaqi për mbushje pastrohet, lahet dhe përvëlohet për 2-3 minuta në ujë të vluar e kripë, kullohet duke e shtrydhur, pritet dhe përzihet me djathë të thërmuar e vezë, shtohet kripë, piper dhe shtrohet në petë. Në tepsi të lyer me yndyrë shtrohet gjysma tjetër e petëve, duke i spërkatur secilën me yndyrë, mbi to shtohet mbushja e përgatitur dhe mbulohet me pjesën tjetër të petëve të spërkatura me yndyrë. Anët mbështillen nga brenda. Byreku spërkatet me yndyrë dhe piqet. Keshillohet nje temperature mesatare,jo teper e larte.

    • Dollma me lakër
      Për 4-5 persona duhen:

      Lakër 1kg, mish i grirë 200 gram ose një filxhan çaji, qepë 2 kokrra, oriz 2 filxhanë kafeje, krypë, piper.
      Lakra e bardhë pastrohet nga gjethet e dëmtuara dhe kocani, vendoset në tenxhere me ujë të vluar dhe krypë dhe zihet për 7-10 minuta derisa të zbutet pak. Pastaj i kullohet uji, i hapen gjethet dhe kërcinjtë e fortë. Në fillim të gjethes vendoset mbushja e cila mund të përdoret me perime të ndryshme si karrota, qepë, selino të përziera me oriz gjysëm të zier ose me kimë të përzier me oriz. Dollmat palosen në formë rruli duke i futur anët nga brenda. Në një tenxhere të cekët ato vendosen në 2 shtresa u shtohet pak ujë dhe lihen në zjarr të avashtë për 30 minuta.
      Mbushja përgatitet me mish të grirë të pakaurdisur, duke e përzier me qepë të grira hollë, oriz gjysëm të zier, krypë dhe piper

    •    Domate me oriz
      6 domate te pjekura te rrumbullaketa
      6 luge oriz
      1 thelb hudher
      1 luge majdanoz i grire
      5 luge vaj ulliri
      kripe

      Ua prisni fundin e domateve duke i zbrazur nga tuli dhe vendosni te kullojne per pak min. Nderkaq perzijeni orizin me tulin e domateve ,hudhren e grire holle ,majdanozin , 2 luge vaj dhe pak kripe.Kriposini leht se mbrendshmi domatet dhe mbushni me perzierjen e pergaditur. Mbulojini me fundet qe i keni vene menjane , vendosni ne nje ene zjarrduruese te qelqit duke i hedhur 2 gisht uje dhe nje sperkatje vaj .Kalojini ne furre tashme te nxehur ne 200 grade dhe piqini per rreth 30 min.

    • Embëlsirë bajame në tepsi
      Për brumin nevojitet: 20 g tharm, 1 lugë çaji sheqer, 1/4 l qumësht i vakët, 500 g miell gruri, 75-100 g sheqer, pak krypë, 50g gjalpë (ose 3 lugë ushqimi Vaj).
      Për mbulesën (shtresën e epërme) nevojitet: 50-125 g gjalpë ose margarinë, 75 g sheqer, 1 Qese Vanilin-sheqer, 50 g bajame (badem) të qëruar dhe grimcuar (ose kikirika të grimcuara).
      Brumi Tharmin dhe sheqerin me 5 LU (lugë ushqimi) nga qumështi i përziejmë. 2/3 e miellit e qesim në një enë dhe në mes e hapim një gropë ku e hedhim tharmin e tretur me qumësht, pastaj tharmin e mbulojme rreth 1/2 cm me miell. Sheqerin, melmesat dhe yndyrën (apo vajin) e vakët e shpërndajmë përreth miellit (këto gjëra nuk guxojnë të vijnë në kontakt të menjëhershëm me tharmin!). Posa mielli mbi tharm të qahet, fillojmë nga mesi të përziejmë tharmin me miell dhe me harxhet tjera duke ia shtuar kohë pas kohe edhe qumështin e mbetur. Brumin e përziejmë me lugë derisa sa ai të krijon flluska. Pastaj ia shtojmë edhe miellin e mbetur dhe e ngjeshim. Nëse brumi ngjitet ia shtojmë edhe pak miell (por jo shumë, Brumi duhet të jetë i butë!). Brumin e vendosim në një vend të ngrohtë të vij deri sa të arrijë trashësinë e dyfishtë. Atë pastaj e ngjeshim dhe e shtrijmë në një tepsi të lyer mirë me yndyrë.
      Shtresa Yndyrën (gjalpin apo margarinën) e shpërndajmë në copa të vogla mbi brum (apo me yndyrë të shkrirë e lyejmë brumin). Sheqerin, vanilin-sheqerin dhe bajamet (apo kikirikat) i përziejmë dhe i shpërndajmë mbi brum. Brumin e lëmë edhe njëherë në vend të ngrohtë të vij dhe kur të arrijë trashësinë e dyfishtë e fusim në furrë.

    •  

      Furra 5 min parangrohet dhe piqet në 200-220`C
      Koha e pjekjes: rreth 15 min.

    • Embëlsirë me pemë
      Përgaditja e brumit (shiko më lartë Ëmbëlsirë me bajame)
      Për mbulesën nevojiten: 1-1.5 kg molla apo kumbulla Për dekorim: Pak sheqer
      Shtresa: Mollat qërohen, iu hiqen farat dhe prehen në rriska të trasha apo kumbullat lahen dhe iu hiqen farat. Pemëm shtrihen mbi brum (kumbullat kthehen me anën e mbrendshme telartë!). Brumin e lëmë edhe njëherë të vij dhe kur të arrij trashësinë e dyfishtë atëherë e fusim në furrë.

    • Furra 5 min parangrohet dhe piqet në 200-220`C
      Koha e pjekjes: 20-30 min.

      Pas pjekjes dhe pasi të ftohet pak ëmbëlsirës i qesim pak sheqer përmbi.

    • Embelsire Rrushi 
      Nevojiten: 500 gr. miell, pak tharm buke, 200 ml. qumësht i vakët, 100 gr. sheqer, 1 lugë çaji krypë, 1 kg. rrush i zi (më së miri pa fara), 6 lugë ushqimi vaj, miell për përpunim.


    • Mielli hidhet në një enë të thellë, në mes shtypim një gropë. Tharmin e tretim në qumësht dhe bashkë me gjysmën e sheqerit dhe me krypën i hedhim në miell. Brumin të mbuluar e lëmë 15 minuta në një vend të ngrohtë të vijë. Me tela brumi (të mikserit dore) e përpunojmë në një brum ngjitës, edhe 20 minuta e lëmë të vijë. Pastaj e ngjeshim edhe pak dhe e lëmë edhe 20-25 minuta të vijë. Furrën e ngrohim në 180 gradë. Tepsinë e mbulojmë me letër pjekjeje. Brumin e ngjeshim njëherë dhe e shtrijmë në tepsi ashtu që rrethi i tij në çdo anë të tepsisë të kalojë nga 20 cm. 3/4 e rrushit i vendosim mbi brum dhe gjysmën e sheqerit të mbetur ia shpërndajmë përmbi. Gjysmës e vajit ia spërkatim përsipër. Rrathët e brumit i palojmë nga brenda, rrushin e mbetur ia shpërndajmë përsipër. Sheqerin dhe vajin e mbetur ia hedhim përsipër. Në furrë e pjekim rreth 20 minuta në 180 gradë pastaj e zbresim temperaturën në 150 gradë për 15-20 minuta.

    • Fileto mishi me kerpudha
        
      6 Luge vaj ulliri
      500gr fileto mishi
      kripe e piper i bluar, i fresket
      300 gr kerpudha pylli te perziera
      2 thelpinje hudher e grire holle
      2 luge majdanoz e grire holle
      125 ml.vere e bardhe

      Nxehni 2 luge vaje ne nje tigan te gjere ne zjarr te forte .Skuqni mishin derisa te krijoje kore ne siperfaqe .Hidhni kripe e piper.Zijeni per 10 min. duke bere qe mishi te mberet i kuq nw qender .Hiqeni nga zjarri dhe lereni menjane.Nxehni vajin e mbetur ne tigan ,fergoni kerpudhate pastruara mire dhe te prera ne copa , hudhren dhe majdanozin per 8-10 min. ose derisa kerpudhat te zbuten .Hidhni veren dhe zijeni derisa ajo te avulloj .Hidhni kripe e piper sipas deshires .Mishin dhe salcen e kerpudhave sherbejeni se bashku.

    • Gjellë me peshk - krap

      Nevojiten: 1 krap i madh 1 kg. 8-10 qepë mesatare, 1 filxhan i madh yndyrë, 1/2 filxhan uthull, krypë, piper i zi dhe 1 fletë dafine.
      Krapi pastrohet mirë dhe copëtohet. Në fëlteren me vaj fërgohen qepët e grira imë derisa të marrin një ngjyrë të verdhë, u shtohet uthulla, krypa, piperi i zi dhe fleta e dafinës. Qiten në një tenxhere më të thellë, sipër qiten copat e peshkut të kulluar, ujë sa për t'u mbuluar peshku, i vihet kapaku dhe zihen ngadalë derisa të avullohet gati e tërë sasia e ujit. Servohet e nxehtë me garniturë patatesh të ziera ose të fërguara ose pure spinaqi.

    • Gjelle me mish te grimcuar

      2 Qepe
      1 luge gjalp
      2 karrota te prera ne rrathe
      1/2 e mishit e prere ne ne copa jo shume te vogla
      250 gr bizele
      250 gr . kerpurdha
      1 gjethe gjethe dafine
      kripe , piper majdanoz

      Qepa e grire imet fergohet 5 min .shtohen karrotat dhe mishi i prere dhe se bashku fergohen edhe 5 min . ne zjarr te ulet .
      Gjella kriposet , piperoset ia hedhim edhe gjethen e dafines per arome , 1/2 e gotes me uje dhe e mbuluar zihet 35-40 min.ne zjarr te ulet , shtohen kerpurdhat dhe vazhdon zierja gjersa te zihet mishi .
      Bizelet zihen veq ,kullohen dhe hidhen ne gjelle, perzihen me kujdes i hidhet majdanozi i grire ,dhe sherbehet me pure patatesh ose pilaf
      .

    • Gjyveç me patate
      Për 4-5 persona duhen:
      Mish 500 g. patate 1.5 kg. Vaj 4-5 lugë gjelle, qepë 1 kokërr, salcë domate 1 lugë gjelle jo e plotë, krypë, piper i zi, spec i kuq, majdanoz.

    •  

      Mishi pritet në thela, skuqet me qepë, shtohet pak salcë domate ose domate të grira hollë, krypë, piper, dafinë, ujë sa të mbulohet mishi dhe lihet të ziejë në zjarr të ngadaltë.
      Ndërkaq përgatiten patatet të cilat pastrohen, lahen, priten në feta të rrumbullakëta me trashësi 1 cm dhe skuqen lehtë me yndyrë.
      Në tavë vendosen thelat e mishit, mbi to patatet, krypë, piper, pak spec i kuq dhe në fund lëngu i mishit. Tava lihet në furrë për gjysmë ore. Pasi hiqet gjyveçi, vihet në pjatë dhe spërkatet me lëngun e vet e majdanoz të grirë hollë
      .

    • Hallva

      3 luge gjelle miell , 1 kubik gjalp , 1 1/2 uje sheqer , arra me shumice , edhe uji shihet me sy

      Skuqet mielli me gjalpin , pasi arrin nje ngjyre mjalti te erret , hidhet uji i nxehte avash avash , dhe duhet te perzihet vazhdimidht qe te mos behet kokrra-kokrra , gjate kesaj kohe perzihet me sheqer deri sa te behet nje mase e kapshme , edhe i shtohen arrat , perzihet pak fare , edhe duhet te jete pak a shume e bute si brumi qe zihet per byrek , ndahet ne pjate edhe lihet te ftohet . Per ndarjen ne pjte forma perdoret sipas deshires , une personalisht perdor lugen , kur ta hani me uroni
      .

    • Krofne

      Për 18 copë nevojitet: 500 g. Miell, 50 g. sheqer, 1 lugë (kafeje) krypë, 40 g. tharm, 150 ml. qumësht i vakët, 2 ve, 2 lugë (ushqimi)vaj, pak miell për tavolinën e punës, 1 të bardhë të vesë, 150 g. marmeladë kajsie (apo tjetër), yndyrë për tepsi, sheqer pluhur.

       

      Marrim miellin, sheqerin dhe krypën i hedhim në një enë, në mes e shtypim një gropë dhe në të e grimcojmë tharmin. Me qumështin e vakët e përziejmë dhe parabrumin e krijuar e lëmë, të mbuluar në një vend të ngrohtë, nja 15 min. të vijë.

      Vetë dhe vajin i rrahim dhe pastaj ia shtojmë brumit të cilin e ngjeshim në një brum të lëmueshëm. E mbulojmë dhe në vend të ngrohtë e lëmë të vijë rreth 30 min.

      Brumin e ngjeshim edhe njëherë dhe në tavolinë të pluhurosur me miell e hapim në trashësi gishti. Me një gotë (apo formë tjetër të rrumbullakët) me diametër rreth 6 cm i presim. Gjysmën e rrumbullakëve të prerë i lyejmë rreth e rrotull me të bardhë të vesë dhe në mes ia qesim një lugë (kafeje)marmeladë. Gjysmën tjetër e palojmë përmbi dhe rrathet (skajet) i ndrydhim mirë (që të ngjiten).
      Krofnet i vendosim në një tepsi të lyer me yndyrë dhe të mbuluar i lëmë në një vend të ngrohtë nja 15 min. të vijnë.
      Yndyrën (apo vajin) në fritezë e nxejmë në 175 `C dhe krofnet i fërgojmë në të duke i rrotulluar kohë pas kohe deri sa të marrin një ngjyrë të artë në të kaftë. Krofnet së pari i kullojmë (i terim) mbi letër kuzhine dhe pastaj i pluhurosim (shumë) me sheqer pluhur.

    • Kukurec

      Për 4-5 persona duhen:
      Zorrë 1 palë, të brendshme 300 g. kripë, piper, spec i kuq, rigon, yndyrë 2-3 lugë gjelle.

       

      Zorrët e qengjit pastrohen mirë dhe lahen duke i kthyer nga të dyja anët. Merren mëlçitë, gjëndrat, dhjamërat, gabzerret, mushkëritë dhe priten në copa kubike mesatare. U hidhet kripë, piper i zi, rigon të cilat përzihen, pastaj shkohen me radhë në hell një copë mushkri, një copë gjendër, një copë mushkri e kështu me radhë. Si të jenë shkuar të gjitha të brendshmet në hell pleksen me zorrët sipër duke i mbuluar këto. Kukureci bëhet më i shijshëm kur piqet në hell, mbi prush ose në furrë me zjarr të ngadaltë në mënyrë që të mos përvëlohet. Si të jetë skuqur nga të gjitha anët, hiqet nga helli, vendoset në pjatë dhe i hidhet piper i zi i bluar.
      Gjatë pjekjes në furrë spërkaten me lëngun e vet duke i hedhur edhe pak yndyrë.

    •    Lakror me miell misri  

      Për 4-5 persona duhen:
      Miell misri 2 gota uji, ujë 2 gota, pak kripë, spinaq 1 kg, vaj 2-3 lugë gjelle.

      Mielli i misrit hidhet në një tenxhere me ujë të vluar me pak kripë dhe përzihet derisa të bëhet një llapë e trashë. Hiqet nga zjarri dhe shtrohet në tavë të lyer me yndyrë. Mbi këtë shtrohet mbushja e përgatitur si për byrek me spinaq, sipër hidhet nje shtresë e hollë miell misri.
      Spërkatet me ujë e yndyrë dhe piqet.

    • Mish i bardhe me majdanoz

      1Kg copa mishi i bardhe
      4 luge vaj ulliri
      2 thelpinje hudher te grire
      2 luge majdanoz i grire
      piper i bluar, i fresket
      kripe
      1 gote qumesht
      1/2 gote leng mishi ose koncentrat

      Kontrolloni qe mishi te mos ket dhjamera. Ne nje tenxhere te larte,nxehni vajin dhe fergoni ne zjarr te avasht hudhren dhe majdanozin.Shtoni mishin dhe zijeni me lengun qe do te leshoj vete ,kur lengu te jete mpiksur apo shterrur ,sperkateni me piper te fresket,hidhni kripe,dhe mbulojeni me qumesht dhe leng mishi.Copat e mishit nuk duhet te mbulohen krejtesisht nga lengu i vete .Mbulojeni pjeserisht me kapak dhe zijeni ne zjarre te avashe duke e perzier shpeshsepse qumeshti tenton te ngjitet derisa salca te mpikset e tera dhe te formohet nje krem i dendur. Sherbejeni te nxehte ne nje pjate me bizele me hudher dhe majdanoz
      .

    • Musaka me patate

      Për 4-5 persona duhen:
      Patate 1 kg, qepë 5-6 kokrra mesatare, yndyrë 3-4 filxhane kafeje, domate 4-5 kokrra ose 1 lugë gjelle salce, krypë, piper, dafinë.
      Për salcën e bardhë duhen:
      Gjalpë 1 lugë gjelle, miell 1 lugë gjelle, qumësht 1 gote caji, vezë 1 kokërr, kackavall ose djathë të thërmuar një lugë gjelle.

      Patatet me madhësi mesatare qërohen, lahen dhe priten në feta të rrumbullakta, me trashësi 5-7 mm. Patatet skuqen derisa të krijohet një kore e lehtë. Qepa e prerë në formë gjysmërrethi skuqet me yndyrë në zjarr të javashëm në menyrë që të mos digjet, por të zbutet. Këtu hidhen domate të qëruara në copa kubike, pak salcë, vazhdon kaurdisja edhe pak, shtohet krypë, piper flete dafine. Në tavën e lyer me yndyrë shtrohet një shtresë patatesh të skuqura, mbi to gjysma e qepës, përsëri nje shtresë tjetër patatesh dhe pastaj pjesa tjeter e qepës. Mbi këto prapë shtrohet një pjesë patatesh. Në një enë kaurdiset miell me pak gjalpë, shuhet me gjumësht, përzihet mirë derisa të marrë valë, hidhet krypë dhe lihet masa të trashet. Hiqet nga zjarri ftohet pak dhe perzihet me vezë. Salca e përgatitur hidhet mbi musakanë, spërkatet me gjalpë dhe djathë kackavall. Tava vihet në furrë për tu pjekur për 30 minuta.

    • Paçe

      Nevojiten: 10 petë bakllavaje të gatuara në shtëpi ose të blera, 1/2 kg mish viçi ose qengji, 5 ve, 4 luqë miell, 1 gotë kos ose ajkë e thartë, 2-3 thelpinj hudhre, yndyrë (gjalpël, krypë, piper.


    • Në nje tepsi radhiten petët, duke e spërkatur çdonjërën me yndyrë, futen në furrë e piqen derisa të skuqen. Ndërkohë, në fëltere me pak yndyrë. fërgohet mjelli (mejanja), por duke pasur kujdes që të mos skuqet shumë. Mejanja pervëlohet me një përzierje të lëngut të mishit, kosit, veve dhe hudhrave të shtypura, dhe i qitet kripa dhe piperi. Gjatë kësaj kohe duhet të jetë zier mishi me pak ujë dhe kripe. Lihet pak të ftohet e pastaj grimcohet në copa të imëta, qitet në yndyrë të skuqur (gjalpë), pëzihet dhe spërkatet me pak piper të kuq, Petët e pjekura përvëlohen me lëngun e mishit, mbi to qitet mejanja e fërguar dhe e trashur e sipër saj qiten copat e grimcuara të mishit. Rrafshohen mirë e pastaj priten në copa dhe servohen.

    • Petulla me kos

      Për 4-5 persona duhen:
      Miell 2 gota uji, kos 1 gote uji, vezë 1 kokërr, kripë,sodë 1/2lugë kafeje, vaj 2 filxhane kafeje.

      Në një tas porcelani vendosen vezë, kos, kripë dhe yndyrë, rrihen mirë dhe shtohet miell i përzier me pak sodë. Brumi në këtë rast është gjysmë i trashë. Në tigan hidhet pak yndyrë (1/2 lugë gjelle). Kur yndyra të jetë nxehur, hidhet brumi(një lugë gjelle për çdo petull). Largësia nga njëra tjetra duhet të jetë 3-4 cm sepse gjatë skuqjes brumi hapet. Petullat skuqen nga njëra anë dhe pastaj kthehen nga ana tjetër.
      Pasi të jenë skuqur mirë vendosen në pjatë, spërkaten pak me gjalpë dhe përdoren me sheqer ose serviren me mjaltë.

    • Tarator
      Per 5 veta : 1 lt kos 200 g kastraveca te vegjel pa fara te grire imet . 1 koker hudher mesatare e qeruar dhe e grire shume holle 1 filxhan kafeje vaj ulliri ,pak uthull, kripe ..

      Pergatitja :
      Per Tarator Preferohet Kos i Trashe . Hidhet kosi ne nje ene porcelani me pak kripe dhe punohet me telin e kuzhines ose ne mixer sa te jete homogjen . Nderkohe kastravecat e pastruar i grijme ne rende te trashe dhe i kullojme nga lengu i tyre i tepert i hedhim ne enen me kos. Bashke me hudhrat e grira imet mundesisht te shtypura dhe i periziejme serish derisa te jete mase homogjene gjate kesaj kohe shtojme dhe vajin dhe kripen dhe pak uthull sa per shije . Pasi te jete perzier mire e vendosim enen ne frigorifer per rreth 1 ore sa te ftohet pak ...
      Serviret gjithmone e ftohte

    •  Pice me kerpudha

      250 gr. kerpudha
      2-3 luge vaj ulliri
      1 luge plot me majdanoz
      1 thelb hudher i grire
      kripe , piper


      Pergaditni brumin me qumesht , ve krip 1 luge sheqer dha pluhur per ardhje.
      Qeroni kerpudhat dhe fshijini me nje lecke te lagesht per te eliminuar dheun , pastaj pritni ne feta te holla .Ne nje tenxhere nxehni nje luge vaj ulliri , shtoni kerpudhat dhe ,ne nje flake shume te larte , lerini te skuqen per 2-3 min Hidhni majdanoz e hudher , perzijini dhe lerini menjane . Si te vije brumi punojeni per 1 min. ne tavolinen e bere me miell .Formojeni picen dhe shtrojeni ne tave . Hidhni kerpudha , pak kripe e piper si dhe vajin e mbetur .Piqeni ne furre ne 250 grade per 10-20 min. Sherbejeni picen te nxehte . 

    •    Pulë me kërpudha

      Nevojiten: 4 copë mish te bardhë të pulës (ose kofshë) pa lëkurë e eshtra, 250 gr kërpudha të grira, 1 filxhan kafeje verë të bardhe. 1 filxhan qumësht. 1 filxhan galetë, 1 të bardhë lë vesë, lëngun e gjysmë limoni, gjysmë luge koper të thatë, kripë, piper.

      Shtypeni mishin e bardhë me çekiq të bërxollave, por në vend të mishit te bardhë mund të përdorni edhe kofshët dhe kaçikët (duke ua hequr ashtin), Zini kërpudhat ne vere të bardhë, leng limoni dhe kopër, derisa të mos avullohel gati e terë vera. Preni permes çdo pjesë lë mishit të bardhë, mbusheni me kerpudha e pastaj mbeshtilleni mire duke i vënë nje rrëmojcë. UIeni çdo cope në qumësht ku keni qitur të bardhtë e tundur të vese, lyeni me galetë dhe renditni ne tepsi. Futni në furrë te nxehur te cilës la ngadalesoni lemperaturen ne 190 grade celzius dhe piqni rreth 35 minuta, derisa mishi te mos bëhet i butë dhe i kuqerremtë.

    • Pule e pjekur

      1 luge rozmarin te grire
      2 thelpinje hudher te grire
      kripe
      piper i bluar i fresket
      1 pule 1.2kg
      1 limon i tere
      5 luge vaj ulliri

      Perzijini bashk rozmarinin dhe hudhren me kripe e piper dhe lyjeni pulen e pastruar mire mbrenda dhe jasht , futni nje kokerr limon te lare mire ne mbrendesi te pules , do te sherbej per ti dhene shije te kendshme dhe per te eliminuar yndyrnat . Vendosni pulen ne nje tave te lyer me vaj , piqeni ne furren e nxehur 200 grade . Perpara se ta hiqni nga furra , pula duhet te marre ngjyren e duhur do te keni arritur nje rezultat te mire nese pula eshte e pjekur jasht dhe bbrenda mire . Sherbejeni menjehere duke e prere ne katersh , ose ne pjese me te vogla ,sherbejeni me patate dhe sallate te gjelbert !

    • Qengj i pjekurme rizë e oriz

      Për 4-5 persona duhen:
      -4-5 thela mish qengji;
      -1 filxhan kafeje lyrë
      -1 kokërr qepë mesatare;
      -2 duar mëlçi të grira;
      -2 filxhanë kafeje oriz;
      -1 rizë qengji;
      -majdanoz,kripë,piper.

      Qengji piqet në hell ose në furrë. Në lyrën e krijuar gjatë pjekjes së mishit, kaurdiset qepë e grirë hollë. Shtohen mëlçitë e prera në kubikë të vegjël dhe kaurdisen bashkë. U hidhet kripë, piper i zi, majdanoz, oriz i pastruar dhe i larë, rrush i thatë pa fara ( i regjur më parë), lëng nga pjekja e mishit dhe pak ujë. Përzierja lihet të ziejë, sa të përgatitet një pilaf i shkrifët. Kujdesemi që orizi të mos ziejë plotësisht.Merret riza ( cipa e qengjit),laget me ujë të vakët, hapet dhe vihet mbushja e përgatitur. Mblidhet në formë boçe ( lidhet me anët), shpohet me gjilpërë dhe piqet. Kur shërbehet, në pjatë vendoset thela e qengjit dhe pjesë nga riza.

    • Qofte me domate

      2 luge qepe e grire holle
      60 ml vaj ulliri
      450 gr domate te fresketa ose kutie te qeruara dhe te prera ne copa
      6 gjethe berzilloku
      kripe e piper i bluar
      125 gr buke e grire
      60 ml. qumesht
      450 gr mish i bluar viçi
      125 gr djath deleje i forte i grire ose parmezan
      2 veze te rrahura
      2 luge majdanoz i grire
      2 thelpinje hudher e grire

      Ne nje tenxhere te madhe skuqni qepen ne vaj dhe shtoni domatet e berzillokun ,hidhni kripe e piper dhe zijeni ne zjarr te mesem per 10 min..Ne nje tas per perzieni buken e therrmuar me qumesht dhe shtoni mishin e grire ,djathin vezet majdanozin dhe hudhren.Hidhni kripe e piper dhe perzijeni qe te bashkohen ne nje te gjithe perberesit .Me kete perzierje beni qofte dhe
      verini ne salcen e domateve .Lerini ne zjarr te vlojne per 20-25 min.,duke i kthyer me kujdes ,sherbejini te nxehta.

    • Qofte Peshku

      Per te pergatitur qofte peshku mund te merret cdo lloj peshku ose mbeturinat e peshqve te zier, te cilet jane perdorur per gjellen kryesore.

      Perberesit

      Per 4-5 veta: pesht te zier vetem tul 500g, veze 3 kokrra, miell 3 luge, pak hudhra, majdanoz 1 tufe, vaj per skuqje 3/4 e filxhanit te cajit, kripe e piper.

      Pergatitja

      Pastrohet peshku i zier ose i skuqur nga cipat dhe halat. Ngrohet ne nje ene me shum pak uje dhe kripe ne se ka nevoj dhe mbasi te kulloje mire pritet ne copa te vogla dhe kalohet ne makinen e mishit qe te behet kima. Thyejme vezet duke i ndare te bardhat nga te verdhat. Kerto te fundit rrihen ne nje ene porcelani me telin e kuzhines. Shtohet mielli, hudhrat e grira shume holle, majdanozi, kripa e piperi dhe trazohen mire.
      Rrihen te bardhat e vezeve fort qe te behen te qendrueshme (marenge) dhe shtohen ne masne e mesiperme duke e trazuar. Vihet ne zjarr tigani me vaj dhe pasi te jete nxehur skuqen qoftet e peshkut si qoftet e mishit. Shoqerohen me sallata te stines.

      *Shenim: Qofteve te peshkut mund tu pergatitet salce me veze qumesht (bashamel), e cila u hidhet qofteve siper
      .

    •   Sallatë me patate

      Nevojiten: 1 kg patate, 5-6 qepë 1 filxhan i vogël vaj, 1 filxhan uthull molle, krypë, piper i zi, majdanoz.

       

      Patatet pastrohen mirë dhe qiten në tenxhere të zihen rreth 20 minuta (të mos shkapërderdhen). Pasi të jenë zier, kullohen lihen të ftohen pak, qërohen dhe priten në rrathë e qiten në një enë më të thellë. Qepët pastrohen, prehen në formë rriskash(rrathësh) dhe qiten mbi patate. Sipër iu hidhet vaji, uthulla, krypa, piperi i zi dhe majdanozi i grirë dhe përzihen ngadalë që të mos prishen patatet (tundet ena disa herë).
      Kujdes: Kjo sallatë duhet bërë pak kohë para përdorimit, për shkak se patatet e ziera mund të qëndrojnë vetëm 4-5 orë.

    • Sallate e kuqe

      Duhen:
      150g oriz,nje panxhar,nje molle,50g kackavall,10 kokra arra,1 grusht stafidhe dhe uthull dhe kripe.

      1. Vihet orizi te zieje ne uje te kripur.
      2. Pasi kullohet mire orizi,vendoset ne nje sallatiere me panxharin e kuq,mollen e prere ne copa te vogla,kackavallin e prere e kuba te vegjel,arrat e qeruara dhe stafidhet e lara.
      3. Hidhet uthull dhe kripe.

    • Sallate me kastravece

      Duhen:
      kastravece,leng limoni, 3 luge supe krem qumeshti, 1 luge supe majdanos i grire dhe kripe e piper.

      Kastravecet qerohen e priten ne copa te medha.Pastaj futen per 1 min ne uje qe valon.Nxirren dhe lihen menjane te ftohen.

      Kur te jene ftohur,priten ne copa me te vogla dhe siper tyre shtohet kremi i qumshtit,lengu i limonit,kripa dhe piperi.Perzihen mire dhe pastaj sperkaten me majdanozin e grire.Ftohen ne frigorifer per 30 min.Mund te shtohen edhe qepe te njoma te grira holle.

    • Sallate me laker te grire

      Duhen:
      laker mesatare(vetem zemra),2dege selino,4qepe te njoma,2luge supe majoneze,kripe dhe piper i kuq.

      1.Zemra e lakres futet ne uje qe valon per 5 min:nxirret dhe lihet te ftohet.
      2.Grihen holle te gjitha zarzavatet dhe perzihen mire.
      3.Hidhet siper tyre kripa,piperi i kuq dhe majoneza.Perzihen me kujdes.

    • Sallate me oriz

      Duhen:
      125g oriz,3 domate, 1/2kavanozi bizele,4luge supe vaj,1luge supe mustarde,karkaleca deti te qeruar,ullinj te zinj,1spec,2veze,50g rrush i thate,1e1/2 uthullkripe piper dhe majdanoz


      1. Orizi hidhet ne nje tenxhere me uje me kripe qe valon dhe lihet te zieje per 15-20min sipas llojitte orizit.Pas zierjes,shperlahet me uje te ftohte dhe kullohet.
      2. Zihen vezet fort dhe qerohen.
      3. Qerohet speci dhe pritet ne feta te holla per se gjeri.
      4. Priten domatet me katersh.
      5. Ne nje sallatiere te madhe pergatitet salca:perzihen uthulla me kripen dhe piperin derisa te tretet kripa.Shtohet mustarda dhe rrihen bashke me to,pastaj edhe vaji dhe vazhdohet derisa salca te behet kremoze.
      6. Mbi salce hidhen me radhe orizi,karkalecat,rrushi i thate,speci,bizelet e kulluara,dhe te gjitha keto perzihen mire.
      7. Siper sallates vendosen vezet e prera me katersh,domatet,ullinjte dhe majdanozi.

    •    Sheqerpare

      Për 25 copë duhen:
      Për brumin:
      Miell 3 gota uji, gjalpë 1 gote, vezë 1 kokërr ose 2 të verdha, sodë një majë luge kafeje, pak vanile, sheqer 1 gotë uji.
      Për shërbetin duhen:
      2 gota sheqer, një gotë e gjysmë ujë.

       

      Rrihet gjalpi me sheqer, shtohen vezët pjesë-pjesë duke i rrahur vazdimisht dhe në fund hidhet mielli i perzier me sodë. Zihet brumi i cili pritet ne forma dhe shtrohen në tavë të lyer me yndyrë. Lihet të piqet për 20-25 minuta, hiqet nga furra dhe kur të vlohet i hidhet shërbet i aromatizuar me vanile. Duhet pasur kujdes që shërbeti të mos i hidhet i nxehtë pasi sheqerparet qullosen

    • Supë e ftohtë domatesh

      Nevojiten: 1 kg domate, 1 kungulleshkë, 1 hudhër, 4 lugë jogurt, majdanoz. kripë, piper.

       

      Domatet e kuqe pastrohen, pervëlohen që te qërohen sa me letitë prehen dhe u hiiqen farat, po ashtu edhe kungulleshka pastrohet, qërohet dhe pritet në copa, si edhe hudhra (qërohen thelpinjtë dhe priten në copa). Të gjitlia këto perzihen në miksator derisa masa të bëhet e lengshme. u qitet kripa dhe piperi dhe ena e mbuluar futet ne frigorifer për t'u ftohur. Para se ta servoni shtohet jogurti dhe majdanozi i prere imë dhe përzihen mire. Kësaj supe te ftohte (qe nuk zihet) mund t'i shtoni edhe qepë lë grira shumë imët dhe tranguj te prerë në katrore të vegjël.

    • Supë me fide

      Për 4 Porcione nevojitet:100 gr. fide, krypë, 2 domate, 100 gr. bizele, 1 ltr. supë mishi (psh.uji i mishit të zier).
      Fidet i ziejmë në ujë të njelmët (jo shumë butë). Domatet i përvëlojmë, i rjepim, i përgjysmojmë, ia heqim farat dhe tulin e presim në katrorë të vegjël. Domatet e prera, bizelet dhe fidet e ziera i qesim në tenxheren me lëngun e mishit dhe i lëmë 5-10 minuta të nxehen (jo të zihen
      )

    • Tullumba

      Për 25 copë duhen:
      Për brumin:
      Miell 1 gotë, vaj ose gjalpë 2-3 lugë gjelle, vezë 3-4 kokrra, pak krypë e sheqer, ujë treçerek gote.
      Për shurupin:
      Sheqer 2 gota, ujë 2 gota, vaj për skuqje.

      Brumi për tullumba përgatitet duke zier në uje miell së bashku me gjalpë ose yndyrë tjetër dhe pas zierjes ky brumë përzihet me sasi të madhe vezësh, Për ti dhënë formën tullumbave përdoret një vegël e dhëmbëzuar. Forma mbushet me brumë dhe vihen të piqen nga të dyja anët në zjarr të nxehtë. Pas skuqjes hiqen nga zjarri dhe hidhen në shërbet të ftohtë ku mbahen 1-2 ninuta. Pastaj hiqen dhe rreshtohen në pjatë.

    • Zemra Portokalli

      Për 30 copë nevojitet:
      Zemrat: 250 gr. miell, 150 gr. sheqer, 1 prizë krypë, 1 qese vanilinsheqer, 1 ve, 150 gr. gjalpë e butë.
      Për fillin dhe dekorim: 100 gr. marmeladë portokalli, 100 gr. çokoladë kuzhine, 50 gr. thelba arrash.

      Mielli, sheqeri, krypa, vanilinsheqeri, veja dhe gjalpi hidhen në një enë të thellë dhe me mikser përpunohen në një masë të thërmuar. Me duar e ngjeshim dhe të mbuluar e lëmë 60 minuta të ftohet.
      Brumin e përziejmë pak me mikser në një masë të lëmuar, e t`hollojmë në një sipërfaqe të pluhurosur me miell, i presim (me formë zemre) 60 zemra të cilat i vendosim në një tepsi të lyer me yndyrë dhe i pjekim. Pas pjekjes (rreth 10 minuta në 200 gradë) i shkoqisim ato me thikë.
      Marmeladën e portokallit e përziejmë, nga dy zemra i bashkojmë me të. Çokaladën e shkriejmë në një enë mbi ujë të nxehtë dhe gjatë ftohjes kohë pas kohe e përziejmë. Zemrat i lyejmë me të dhe i zbukurojmë me nga një gjysmë-arrë.